Për familjen time/Shengyli shfrytëzon humorin e Akifit

Akifi qëndron para telefonit për orë të tëra duke pritur përgjigjen e Suzanës për videon e tij, derisa e zë dhe gjumi. Përgjigjia, pëlqimi i videos vjen shumë vonë por sjell mjaftueshëm lumturi për të.

Ajo lumturi vazhdon edhe të nesërmen që ai e fillon me përgjërime për të darkuar me të, derisa ajo pranon. Lumturinë e madhe që ai fiton, do e shfrytëzojë Shengyli.

Për t’i rifituar zemrën Orhanit tanimë që i ka ardhur memoria, Shengyli kërkon avancë të rrogës, që t’i heqë një stres Orhanit duke i paguar këstin mujor të kredisë. Për fat, Akifi pranon dhe ia jep.

Ndërkohë, fëmijët e tyre ndodhen në shkollë, me në krye nënën e Berkut, e cila nuk i lë të vetëm as kur shkojnë për të luajtur bowling me skuadra. Aty, Tollga tenton t’a ngacmojë Omerin por truprojat me të cilët Omeri punon, i dalin menjëherë në krah.