PREMTIMI/Hikmeti bie në kurthin e Songylit

Kumru vrapon pas Kemalit për t’i kërkuar falje por sado që ajo shpjegohet dhe betohet në qëllimin e pastër që gjoja kishte, Kemali sërish nuk flet asnjë fjalë. Ai largohet, ndërsa Kumru merr rrobat e Narinit për të shkuar në drekim.

Nëna saj përpiqet pafund për t’a ndaluar vajtjen e Kumrusë në atë drekim por nuk ia del dot. Ajo që Kumru nuk di, është që Narini po përgatitet për të shkuar në një drekim vetëm për vetëm me Kemalin, i cili e ka anulluar pjesëmarrjen e tij në drekimin ku është Kumru.

Për fat, drekimi Kemalit me Narinin realizohet me sukses, ashtu siç dhe ishte planifikuar. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Songyli, e cila fut në kurthin e saj Hikmetin, kokë e këmbë. Ai beson se ajo është një e pafajshme që po përballet me akuza të pabaza.

Teksa ajo fiton ende më shumë zemrën e Hikmetit, Ferideja përpiqet t’i qëndrojë larg Emirit por nuk ia del. Ai i kërkon të punojë diçka në kompjuter për të dhe afrimi fizik e bën të ndikohet ende më shumë nga ai.