Halis Aga shkon të takojë babanë e Sejranit, me qëllimin për t’a bindur që të mos e martojë Sunën pa dëshirë dhe për t’a arritur këtë, i thotë se tani që janë krushqi me to, ka shumë rëndësi se kush do jenë krushqitë e rradhës.
I ndikuar nga potenca Halis Agës, Kazimi bie dakord. Madje ai e lejon Sunën edhe që të shkojë shpesh në shtëpinë e Halisit, në mënyrë që Ifakata t’a mësojë të sillet e të vishet si ato. Mirëpo, ky lajm do prishë qetësinë e dikujt.
Ai person është gruaja e Fuatit, Asumana. Megjithatë, ajo qëndron në heshtje dhe nuk reagon fare. Paralelisht, vajza e Sulltanës, Dixhle, nis të ketë një pëlqim të madh për Jusufin.
Që ai të mos largohet që aty, ajo i tregon se nëna Feritit po bind bashkëshortin e saj që Jusufin t’a dërgojnë me punë në kompani, gjoja se aty nuk kanë fare nevojë për të. I frikësuar, Jusufi menjëherë ia komunikon Sejranit por ajo nuk e beson.