Për familjen time/Shengyli dorëzon Emelin në këmbim të Ogulxhanit

Shengyli bën çdo gjë për të shpëtuar të birin e saj nga burgu, ndaj dhe i përgatit Emelit një çantë, e bind se po e dërgon të bëjë shëtitje me Ilknurin dhe kështu, ia dorëzon kësaj të fundit, pa e ditur askush.

Ndërkohë në shtëpi ka përgatitur terrenin që të binden të gjithë se Emeli ia ka mbathur nga dritarja. Në të vërtetë, Emeli ia mbath fshehurazi nga Ilknuri pasi dëgjon me veshët e saj se ajo po e rrëmben nga vëllai dhe motra, Asija dhe Omeri.

E gjithë lumturia se Ogulxhani doli nga burgu, do shuhet kur kthehen në shtëpi dhe nuk e gjejnë Emelin. Të panikosur, ato lajmërojnë policinë dhe shumë shpejt, policia gjen çantën e Emelit në mesin e një pylli.

Kur Ilknuri i bashkohet kërkimeve, Shengyli gjithashtu panikoset pasi deri më atë moment, pandehte se Emeli ishte e sigurtë në duart e Ilknurit. Kërkimet e tyre vazhdojnë deri në errësirë por pa asnjë rezultat.