Për familjen time/Policia kërkon Emelin në mes të pyllit

Shengyli bie dakord me planin e Ilknurit, që t’i japë Emelin në këmbim të lirimit të Ogulxhanit. Për të bindur Emelin, Shengyli i thotë se vetëm do i bëjë gjiro Ilknuri, si teto e saj. Por, rrugës, Emeli dëgjon një bisedë.

Ajo mëson planin e errët të Ilknurit dhe ia mbath nga marketi ku kanë ndaluar për tualet. E vogla futet brenda një kamioni dhe zbret në mes të një pylli, pa drejtim. Ndërkohë, Ogulxhani del nga burgu dhe e presin të gjithë.

Ashtu siç janë kthehen në shtëpi ku Shengyli ka planifikuar më së miri skemën sikur Emeli është arratisur nga dhoma e gjumit, ndaj dhe ka vendosur edhe një shkallë, që të duket sa më reale.

Të alarmuar ato denoncojnë në polici dhe brenda disa orëve zbulojnë gjurmë të Emelit në mesin e një pylli, gjë që i frikëson ende më shumë. E gjithë familja sëbashku me ekipin policor, kërkojnë gjithandej edhe pasi errësohet.