Hatixheja e lejon Sejranin të kthehet në shtëpi me Feritin dhe për vete shkon pranë Halisit, pa e menduar fare Kazimin. Ajo, me krenari i tregon bylyzykun që mban në dorë, të dhuruar nga ai vetë. Për më tepër, qëndron aty gjithë natën.
Ndërkohë Sejrani me Feritin, të shoqëruar nga pjesa tjetër e familjes, dalin nga spitali bashkarisht, gjë që Pelini e shikon nga makina dhe qan me dënesë, se si Feriti nuk u intersua aspak për të.
Sakaq, Feriti dhe Sejrani mbërrijnë në shtëpi. Feriti kërkon të dijë se si shkoi ajo deri në aeroport por për shkak se përgjigjia do tregojë Jusufin, ajo zgjedh të mos flasë, derisa Feriti ngulmon aq sa ajo flet dhe tregon.
Fillimisht e ka të vështirë t’a besojë dhe njëkohësisht nevrikoset por më pas e kupton Sejranin dhe pajtohen. Mëngjesin e të nesërmes, Kazimi ballafaqohet me hallën e tij por nuk guxon t’a kritikojë për asgjë sepse ajo nuk e lejon.