AMANETI/Ajnuri betohet për hakmarrje ndaj Nanës

Jamani nuk heq dorë nga ngulmimi për t’u martuar Nana me të, ndaj dhe e mban peng në shtëpizën në pyll, derisa ajo pranon. Vendimi që ato marrin, do i shokojë të gjithë. Kubilaji largohet i zhgënjyer me nënën e tij, ndërsa Ajnuri pikëllohet.

Nga pikëllimi, ajo aksidentalisht plagos veten me thikë dhe ndonëse me dhembje, ajo sërish betohet se do ia bëjë jetën ferr Nanës, që sipas saj, ia mori Jamanin. Ky i fundit ndërkohë, nuk i jep shpjegim askujt, as hallës së tij.

Mirëpo, halla kupton që Nana nuk ka aspak faj, kur dëgjon përtej derës rregullat që ajo i vendos Jamanit për të mbajtur distancë, edhe pse të martuar. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, që dëgjon rastësisht Feritin duke folur me vete.

Ajo kupton se Feriti është detyruar nga diçka tjetër për t’a larguar atë nga vetja, ndaj dhe e pyet se çfarë po ndodh. Por, për shkak të atij misioni policor, Feriti sërish e largon atë nga vetja dhe kështu i thyen zemrën.