AMANETI/Nana pranon të martohet me Jamanin

Aisheja vendos të flasë çdo gjë me Korajin, duke e ndjerë si personin më të afërt. Feriti që i shikon, u shkon pranë dhe e ngacmon Korajin si përherë, me fjalë ofenduese.

Vetëm pak çaste më vonë, Aisheja e dëgjon fshehurazi Feritin tek flet me veten e tij në zyrë, duke thënë se ishte i detyruar të vepronte ashtu. E mbushur me shpresë, ajo e pyet për më tepër por Feriti i qëndron besnik misionit policor.

Për t’a vazhduar atë mision, ai rithotë të njëjtën gënjeshtër, gjoja se nuk është i gatshëm të deklarojë një lidhje me të dhe kështu, Aisheja largohet e dërrmuar. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani që rrëmben Nanën për t’u martuar.

Pas shumë përpjekjesh, ajo pranon të martohet me të por ai lajm do e shokojë familjen e tyre. Kubilaji me nënën largohen të zhgënjyer ndërsa Ajnuri aksidentalisht lëndon veten me thikë, nga përhumbja që i jep mërzia.