Familja e Sejranit vjen në Stamboll, ku mirëpritet nga Ibrahimi, shoferi i familjes së Halis Agës. Ai i dërgon në apartamentin luksoz që Halis Aga ka caktuar për to por Kazimi nuk kënaqet, pasi shikon se ku jeton vajza tij.
Teksa të gjithë pandehin se do jetë një takim emocionues “baba-bijë”, Sejrani dridhet e tëra nga frika që i ati i shkakton. Paralelisht, Fuati shoqëron Asumanin në operacionin që ajo do bëjë për të hequr vezoret.
Në momentin që ajo i nënshtrohet operacionit, Fuati fiket i tëri sepse humbet çdo shpresë për të pasur një fëmijë ato të dy sëbashku. Ndërkohë, Feriti dërgon Sejranin për të takuar nënën dhe motrën në shtëpinë e tyre të re.
Që gjërat të normalizohen, Sejrani e fton Sunën në sallon ku ndodhet Feriti por ky i fundit, pak më vonë, i flet veçmas Sunës dhe i thotë se nuk duhet t’a fajësojë veten për natën e kërkimit të dorës pasi ai e kishte parë më herët Sejranin dhe ishte fiksuar pas saj.