Dita për Emirin fillon në një mënyrë mëse të pákëndshme. Ai dëgjon nënën e tij teksa mbush veshët e Nigarit me alùdime të rénda për Rejhanin, për të cilën thotë se ajo e ka sjellë familjen në atë gjendje të kéqe dhe tani shëtit që nga mëngjesi, pa i interesuar që Suna është zhdùkur pa lënë gjurmë. Emiri ia ndalon të flasë kèq për të dhe i tregon se Rejhani është e vetmja që e di vendin e Sunës dhe se për tek ajo është larguar. Sipas Emirit, nëna e tij është një nënë aspak e devotshme, sepse vetëm 3 herë e ka vizituar vajzën e saj në klínikë.
Ai i sugjeron të kujdeset më tepër për mëmësinë e saj dhe të mos merret fare me Rejhanin. Në ato momente, Rejhani ndodhet përballë Sunës. Ajo i kërkon të kthehet në shtëpi por Suna refuzon. Teksa bisedojnë, Suna lëviz gishtërinjtë e këmbëve dhe Rejhani mrekullohet. Menjëherë Rejhani përlòtet dhe thotë se ky është një ndryshim me shumë rëndësi, por Suna nuk mendon si ajo dhe madje kërkon që të mos i tregojë gjë familjes. Sipas Sunës, ajo ka krijuar shpresa gjithmonë dhe ka përfunduar e zhgènjyer.
Pas atyre fjalëve të Sunës, Rejhani merr vendimin që as ajo të mos kthehet në shtëpi. Suna kúndërshton dhe betohet se mund të kujdeset për veten, gjë që Rejhani e pranon por ngulmon se do qëndrojë pranë saj, derisa ajo të kuptojë se ka një mundësi për të ecur. Ndërkohë në shtëpinë ngjitur, në atë të Kemalit, ky i fundit bën kërkime se si veprojnë femrat që janë të dashuruara dhe në bazë të përgjigjeve që merr për pyetjen e tij, ai fillon të anàlizojë çdo veprim të Narinit, gjatë gjithë kohës.
Shikimet e pandàlura të Kemalit e bëjnë Narinin të dyshòjë se çfarë po ndodh por ai nuk i tregon asgjë, veçse vazhdon t’a vështrojë e të bindet se ajo është e dashuruar, ashtu siç për veten ende dyshòn nëse është i dashuruar apo jo. Përtej tyre, në anën tjetër ndodhet Xhemreja. Ngjarjet e fundit e kanë rénduar psikòlogjinë e saj shumë më tepër, aq sa ajo vendos nga e para që të ndàjë Emirin nga Rejhani, që të mund të jetë ajo vetë me Emirin. Pas një plani të mirëfilltë për hapin e parë, atë të arràtisjes, Xhemreja ia del të arràtiset.