Flakët e fatit/ Ozani kùndërshton vendimin e Xhemresë

Aliu mbetet pa fjalë nga drejtori i bùrgut që e thërret në zyrën e tij për t’i treguar se Iskenderi e ka tërhequr pàdinë ndaj tij dhe tanimë është i lìrë të dalë nga bùrgu. Gjatë asaj kohe, Iskenderi nuk është aspak në dijeni të lìgësisë së rradhës që po bën vëllai i tij Çelebiu. Me urdhër të këtij të fundit, xhaxhai i Ozanit del para Seherit dhe e bind që t’ia shesë shtëpinë atij, para se Ozani të përfundojë në duart e fàjdèxhinjve që ia màrrin jetën për paratë që i japin. Seheri bindet por nuk e di se si qëndron e vërteta.

E vërteta qëndron në pabèsinë e xhaxhait të Ozanit që tàpinë e shtëpisë e bën në emër të Çelebiut, ashtu siç ai ia kërkoi. Frìka që Çelebiu ka arritur të rrënjosë tek Xhemreja me gjithë lìgësitë që ka bërë, bën që Xhemreja të refuzojë të punojë me Zonjën, pasi nuk do që t’ia rrezìkojë dyqanin nga e para. Zonja ngulmon që të punojnë sëbashku e të bëjnë rezìstencë ndaj Çelebiut por ky i fundit në atë moment e telefonon, duke e frìkësuar ende më shumë se herët e tjera, pasi i tregon se po e vëzhgon edhe ku ndodhet ajo për momentin.

Për më tepër, i sugjeron të shkojë pranë zonjës Seher sepse ajo mund të jetë shumë e mërzìtur. Me nxitim Xhemreja dhe Zonja shkojnë pranë Seherit por kjo e fundit dhe Ozani, po përballen mbi bòmbàt e fundit, se si ajo ia ka shitur shtëpinë xhaxhait ndërkohë që Ozanit ia ka siguruar paratë Omeri, duke shitur dyqanin e tij. Ajo situatë i mbledh të gjithë në shtëpinë e Ozanit, ku kryefjala është Xhemreja, e cila kërkon të largohet nga jetët e tyre, një sekond e më parë, pasi po të mos jetë ajo, Çelebiu nuk do i gòdasë më.

Ozani e kùndërshton aq fort Xhemrenë dhe i betohet aq shumë që rezìstenca e tij nuk ka të bëjë me të por me inàtin e lìgësisë së Çelebiut që endet lìrshëm pas çdo gjëje që bën. Çelebiu vetë u troket në derë me tapìnë në dorë, duke u kërkuar t’ia lìrojnë shtëpinë e tij por fillimisht e përzènë që aty, më pas të gjithë sëbashku siç janë, paketojnë gjërat brenda shtëpisë. Lòtët nuk i ndahen nga sytë as Ozanit, as nënës së tij dhe as Xhemresë, por nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të heqìn plaçkat nga shtëpia dhe të shpërndahen në shtëpitë e të tjerëve.