Mëngjesi do i mbledhë të gjithë në shtëpinë e Tomrisit, për të diskutuar ecurinë e planit të tyre kùndër Çelebiut si dhe për të mbrojtur Kenanin, tani që ai rrézikon kaq shumë. Kenani është i gatshëm të pranojë pjesën e tij të fàjit, vetëm që të denòncojë edhe Çelebiun dhe ai të marrë fund, por deri më atë ditë, ai duhet të fshìhet që Çelebiu të mos e gjejë e të mos e vràsè. Gjatë kohës që ato flasin, Bylenti shkon në kòmisariat, për të bërë një denòncim. Ai denòncon se Tomrisi ka fálsifikuar çdo dòkument, për të fshèhur të bijën në vàrrin e Çiçekut.
Me atë akùzë aq të réndë, Tomrisi merret në pólici, ndërkohë që lë në shtëpi pjesën tjetër. Ato diskutojnë për ngjarjen në fjalë dhe Atlasi dëgjon për herë të parë nga goja dikujt fjalët se Shimali është e vdèkur. Ai vrapon për në dhomë dhe Çiçeku pas tij, ndërsa Omeri i nèvrikosur me pakùjdesinë e tij, del nga shtëpia. Në ato momente, në shtëpi po kthehet Tomrisi që u la e lírë nga kómisariati pas deklaratës që dha. Bylenti i del asaj përpara, i tregon se denòncimin ia ka bërë ai vetë dhe tenton t’a kàpë me fórcë nga krahu por Omeri ndërhyn dhe e rrèh.
Çaste më vonë, në shtëpinë e Tomrisit, një mjèke do heqë fashot që e kanë mbështjellë Çiçekun pas operimit estètik për të djègurat që kishte. Çiçeku vetë, Ryjaja dhe çdo person që ndodhet aty, mrekullohet nga pastërtia e fytyrës së Çiçekut, pas operimit. I vetmi që tríshtohet, është Atlasi. Ai sërish vrapon për në dhomën e tij, ku Çiçeku mëson se ai është tríshtuar nga idea se tanimë ajo do largohet nga shtëpia tyre por Çiçeku i premton se nuk do e bràktisë asnjëherë. Sakaq, Omeri deri më atë moment ka mbërritur para Kenanit.
Përtej të tjerave, Kenani tregon se i çmon parimet e tij dhe se çfarëdo lloj gjëje që atij t’i ndodhë, Ryjanë e lë amanet tek ai, tek Omeri. Ky i fundit largohet nga Kenani duke i premtuar se çdo gjë do shkojë mirë dhe shkon pranë Ryjasë, të cilën e fton në një anë tjetër të jetës së tij, në atë të ndihmës vullnetare, të papaguar. Gjatë kohës që ato ndihmojnë një të moshuar në lokalin e tij modest, Ozani vijon të punojë për xhaxhanë e tij në një kantier ndërtimi, ku pròblemet do jenë prezente që në ditë të parë, pasi punonjësit nuk kanë aspak síguri jete.