Flakët e fatit/ Çiçeku heq fashot për herë të parë pas operacionit

Ozani ndryshon stilin dhe rutinën e ditës së tij, duke filluar punë tek kantieri ndërtimit i xhaxhait të tij. Pròblematikat do jenë prezente që në ditë të parë, sepse asnjëri prej punonjësve nuk punon me kushtet e sìgurisë së jetës, por Ozani me kèqardhje kupton se ato e kanë pranuar punën në kushte anòrmale, sepse nuk kanë rrugë tjetër për të mbajtur familjen. Gjatë asaj kohe, pjesa tjetër është e mbedhur në shtëpinë e Tomrisit për të diskutuar si do mbrohet Kenani derisa të rrëfejë në pòlìci gjithë krìmèt e tij dhe të Çelebiut.

Paralèlisht, Tomrisit po i bëhet gjèma nga ana Bylentit. I mllèfosur pafund ndaj saj, Bylenti mbërrin në kòmisariat dhe denòncon faktin që Tomrisi qëllimisht ka vàrrosur vajzën e saj në vàrrin që njëherë u bë për Çiçekun. Pòlìcia troket me të shpejtë në shtëpinë e Tomrisit dhe i kërkon asaj t’i shoqërojë për në pòlìci, ku do japë një deklaratë për akùzën që i është rènduar. Ajo lë në shtëpi pjesën e mbetur me të cilët po bënin planet kùndër Çelebiut dhe gàbimisht, ato do shkaktojnë lèndimin e Atlasit të vogël.

Omeri ngre zërin kur përmend vdèkjen e Shimalit, gjë që Atlasi e dëgjon për herë të parë tek thuhet me fjalë konkrete, edhe pse ai e ka ditur që nëna tij ka vdèkur. Vetëm Çiçeku arrin t’a qetësojë, ndërsa Omeri largohet nga shtëpi. Në të dalë të shtëpisë, ai do shikojë Bylentin që i shkon nga pas Tomrisit. Kjo e fundit, ka dhënë deklaratën dhe është lënë e lìrë por Bylenti e ngàcmon vazhdimisht, derisa Omeri i afrohet, përvesh mëngët dhe e rrèh në mes të rrugës. Tomrisi e falenderon dhe kthehet në shtëpi, për një tjetër punë të rëndësishme.

Në prezencën e Ryjasë dhe dòktoreshës që Tomrisi thërret, ato do heqìn fashot që i kanë mbështjellë fytyrën Çiçekut, pas operimit estètik. Ato mrekullohen nga pamja e Çiçekut që thuajse nuk dallon fare që ka qenë e djègur, ndërsa mes tyre, Atlasi trìshtohet duke menduar se tani Çiçeku nuk do jetojë më në shtëpinë e tij. I trìshtuar do jetë edhe Kenani. Ai ndodhet në shtëpizën që Omeri ka marrë për të, kur mendon të ardhmen dhe ndjen se shpejt do e gjejë vdèkja nga Çelebiu, prandaj, ai vendos të besojë në parimet e Omerit dhe të lërë amanet Ryjanë tek ai.