Kómisari nuk qëndron dot më në pritje të Çelebiut dhe vendos të largohet, duke thënë se është e qartë që ai nuk do shfaqet, meqë nuk u shfaq për aq kohë sa pritën. Ato largohen, sëbashku me Omerin, por Ozani vazhdon të qëndrojë në stacionin e autobuzëve sepse beson që Çelebiu do dalë diku. Xhemreja e telefonon për t’a pyetur se si po shkojnë punët, kur përballë i del Çelebiu. Sapo e dëgjon, Xhemreja i përgjèrohet që të largohet ose të telefonojë pólícinë, por Ozani vetëm ec drejt tij.
Në të njëjtën kohë, Omeri merr një telefonatë nga Iskenderi që i tregon atë që mësoi nga nëna e tij, se plani Çelebiut është të rrèmbèjë Gyneshin dhe për këtë ka shkuar në stacionin e autobuzëve. Omeri vrapon për tek shoku i tij por është shumë vonë, sepse Çelebiu e qéllon atë me àrmè, mu në mesin e të gjithëve, e më pas ia mbàth. Ozani mbetet në duart e Omerit që thërret për ndihmë, ndërsa Xhemreja ulèret me gjithë sa ka fuqì, sepse ndërmjet telefonatës që vijon të jetë e hapur, ajo e dëgjon të shtènën e àrmès.
Ozani dërgohet me ambùlancë në spítal, ndërkohë që làjmi përhapet gjithandej, nga njerëzit që e kanë filmuar atë moment. Ozani mbërrin në spítal dhe Tomrisi merr përsipër operacionin e tij, ndërsa të tjerët shkojnë pranë Seherit për t’i dhënë làjmin e réndë, që Seheri e kishte ndjerë me një thérje në zemër. Fillimisht Seherit i bie të fíkët, më pas merr veten dhe nxiton për në spítal, ku do e nxjerrë gjithë dhímbjen e saj duke fàjësuar Xhemrenë. Kjo e fundit e mirëkupton Seherin dhe largohet për të mos e acàruar më shumë gjendjen e saj.
Megjithatë, fríka nga Çelebiu vijon të jetë prezente ndaj ajo nuk largohet dot fare por qëndron në oborr, pranë rójeve që janë të àrmàtosur. Çelebiu ndërkohë, shkon pranë personit që do e largohet nga vendi ndërmjet një jahti por kushtet ka ndryshuar dhe ai kërkon më tepër para, pasi rrezìkun e ka shumë më të madh. Çelebiu largohet për të marrë para fshéhurazi në shtëpinë e tij, ku në atë moment ndodhet kómisari duke marrë në pyetje Hyljanë, e cila mohon të ketë pasur dijeni që i biri jeton.