Çelebiu, me ndihmën e nënës së tij, arrin të organizojë një arràtisje perfekte, të detajuar dhe pa asnjë mundësi që pòlìcia t’a zèrë, por diçka do e ndalojë. Ajo do jetë një fotografi, në làjmin që është botuar në internet, për martesën e Ryjasë me Omerin. Pas tyre, në fotografi, qëndron Xhemreja me Ozanin, ku këtë të fundit, Çelebiu e pàndehte të vdèkur. Ai xhìndoset i tëri dhe e lë arràtisjen për një moment më të vonë, pasi në atë moment, ai nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të shkojë në lagjen e Xhemresë.
Si një mànjak i vërtetë, ai fshìhet brenda në dèpon e një pallati të bràktisur, mu përballë shtëpisë së Xhemresë. Kjo e fundit, në ato momente po del nga dasma e Ryjasë dhe Omerit por si përherë, ka pas vetes Ozanin, të cilit ajo vazhdon t’i përgjèrohet që t’i qëndrojë larg, edhe pse Çelebiun e besojnë të vdèkur. Xhemreja e bën jo vetëm nga frìka që vetë ndjen, por edhe për shkak të fjalës që i ka dhënë nënës së tij që shqètësohet me të drejtë. Biseda mes tyre mbaron me aq dhe Ozani nuk e ngàcmon më tepër.
Paralèlisht, një tjetër bisedë hapet atë natë, mes Çiçekut dhe Iskenderit që është paksa i pirë. Ajo i tregon me sinqeritet për dýshimet që i kanë lindur për nënën e tij, Hyljanë dhe për faktin që pòlìcia i është vènë asaj nga pas për të zbuluar nëse dýshimet janë me një bazë të fortë apo jo. Pas gjithë rrëfimit të sinqertë të Çiçekut Iskenderi qesh me zë të lartë. Ai thotë se nuk i besohen dy gjëra; e para, që ajo me të vërtetë mendon se nëna e tij dhe Çelebiu kanë aq forcë sa për të inskènuar një vdèkje dhe e dyta, që Çelebiu i ka frìkësuar aq shumë.
Çelebiu për të cilin Iskenderi qesh, mëngjesin e të nesërmes do zgjohet i pari për të vështuar Xhemrenë nga xhami i dèpos ku po qëndron. Xhemreja po shoqëron Gyneshin për në shkollë dhe sapo ato të dyja shkëputen, Çelebiu i vìhet nga pas të bijës. Në një moment, ai humbet kontrollin dhe e thërret. Gyneshi kthen kokën dhe e shikon por Çelebiu largohet shpejt dhe kur Gyneshi i tregon me një frymë mësueses se kë ka parë, ajo pàndeh të jetë thjesht një tràumë e vogëlushes që ka humbur babanë.