Iskenderi, ndërmjet parave të tij të panumërta, e blen bindjen e kapitenit të jahtit për të treguar se çfarë plani ka bërë me Çelebiun. Ky i fundit, në atë moment po i drejtohet jahtit por sapo shikon Omerin në derë, ia mbáth. Edhe Omeri e shikon atë dhe sëbashku me Iskenderin i vihen nga pas por Çelebiu ia del t’u humbasë nga sytë. Ato nuk i vazhdojnë më tepër kërkimet sepse Ryjaja e telefonon Omerin për t’i thënë se gjendja e Ozanit nuk është aspak e mirë dhe me një frymë, Omeri shkon në spítal. Për fat, bashkë me të, në spítal do futet edhe Iskenderi.
Grupi i gjàkut të Iskenderit është i vetmi që i përshtatet Ozanit dhe pa hezituar, Iskenderi dhuron aq gjàk sa duhet për të. Megjithatë, edhe pas asaj përpjekjeje, Ozani nuk reagon menjëherë. Tomrisi thotë se kanë bërë çdo gjë që kanë pasur në dorë dhe tani u mbetet vetëm të presin. Gjatë kohës që presin, Ryjaja dhe Omeri dalin në oborrin e spítalit për të sqaruar përse Omeri po i mban qëndrim asaj. Ai thotë se është shumë i zhgènjyer që ajo e denòncoi në pólíci, ndërsa Ryjaja ngulmon se e zhgènjyera është ajo, që ai nuk mendon fare për të.
Sado që mes lòtësh Ryjaja i shpjegon se në të njëjtën formë siç ai nuk jeton pa Ozanin, as ajo nuk jeton pa të, Omeri sërish nuk e kupton dhe thotë me gojën plot se nëse Ozani vdès, ai do e vràsè Çelebiun. Ato fjalë me peshë të Omerit, i dëgjon edhe Iskenderi që po u shkon pranë për t’i gëzuar me làjmin se Ozani është zgjuar. Ai shòkohet, pasi pándehte se të dy ishin në ndjèkje të Çelebiut për t’a dòrëzuar në pòlici, jo për t’a vràrè. Megjithatë, nuk i thotë asgjë Omerit por vetëm futet brenda sëbashku me to.
Pasi shikojnë Ozanin shëndoshë e mirë, Iskenderi dhe Çiçeku largohen nga spítali. Teksa ndodhen në makinë, Iskenderi vendos të rrëfejë ndjenjat para saj dhe t’a finalizojë me një puthje, gjë që Çiçeku ia vazhdon. Ato përjetojnë flutrat e para me njëri tjetrin, ndërsa në anën tjetër ndodhet Xhemreja që përjeton një lumturi të jashtëzakonshme kur shikon një turmë të madhe femrash që vetëm sa vijnë e shtohen. Në internet është shpërndarë fotografia e Xhemresë që qëndron para kómisariatit dhe në shenjë solidariteti, ato i kanë shkuar pranë, për t’i thënë se nuk është vetëm.