OSMANI/ Barkënit i vjen fundi nga shpàta Osmanit

Alaadini, djali i Ballës dhe Osmanit, qëndron pranë nënës së tij duke e pyetur se kur do vijë fëmija që ajo ka brenda vetes dhe shton se, po e pret me padurim. Balla e merr me të qeshura dhe shumë shpejt, ngrihet nga vendi për t’u përgatitur për një aksion që do ketë sëbashku me Mallhumin e disa të tjera. Por kësaj rradhe, djemtë e tyre nuk do jenë shumë dakord. Ato fillimisht ofrojnë mundësinë që të shkojnë ato të dy në vendin e tyre, më pas kërkojnë që t’i shoqërojnë por asnjëra prej kërkesave nuk realizohet.

Djemtë do qëndrojnë në fis, të kujdesen për të tjerët e të luten për nënat e tyre, si dhe shumë shpesh, të shkojnë pranë Sheh Edeballësë që të marrin mësimet e duhura. Paralèlisht, babai i tyre Osmani, ndodhet në një përballje me Aliun, ku në krah ka Mustafanë, Barkënin e shumë të tjerë. Osmani i thotë me bindje Aliut se në atë punë, ka një punë tjetër që po fshíhet dhe me format e tij, arrin t’a bëjë Mustafanë të flasë, të thotë se kush ia ka treguar atij vendin e Turgutit. Mustafai tregon se ka qenë Barkëni ai për të cilin po pyesin dhe Osmani i kthehet me shúplakë.

Barkëni nuk pranon të quhet “tràdhtar” siç po e quan Osmani dhe madje shton se Osmani është ai që i përdor të gjithë për t’u fuqìzuar për vete por ato fjalë do i hèdhë poshtë krahu tij i djathtë, i cili tenton t’ia mbàthë, kàpet nga Borani dhe përfundon nèn shpàtën e Osmanit, i dètyruar që të flasë për të shpëtuar jetën e tij. Ai tregon se mes të tjerash, Barkëni ka organizuar edhe vràsjèn e babait e xhaxhait të gruas së tij të ndjerë dhe Mallhumit. Së fundmi, Osmani mëson se ai ka qenë krah i Arjusit dhe me një shpàtë, i jep fùnd jetës së tij.

Koka e Barkënit bie para të gjithëve, duke tmérruar vetëm krahun e tij të djathtë që kryente vetëm përmbushjen e urdhërave të tij. Kështu, Osmani sqaron pafàjësinë e tij para Aliut dhe çështja mbyllet me aq. Ndërkohë, úshtári tij i mirëbesuar, Xherkutaji, ndodhet pranë Ajgylit. Kjo e fundit, duke marrë shkas nga çfarë i ndodhi Selvit, vendos të lërë amanetet tek Xherkutaji. Ajo i kërkon që ai të mos mbesë pa martuar nëse ajo vdès para tij, pasi fëmijët kanë nevojë për një figurë mëmësore, por Xherkutaji nuk pranon që të flasin për diçka të tillë.