Sekrete familjare/ Xhejlina del kúndër Ilgazit

Engini dërgohet në bùrg dhe gjëja parë që bëjnë është që ia heqìn flokët fare, duke shkaktuar mllèf dhe lòt tek ai. Búrgosja e tij sjell një rehati të madhe tek Xhejlina, e cila fillimisht zhvendoset në zyrën që ato kishin të përbashkët, për të mos qëndruar më tek Ilgazi. Më pas, të nesërmen në mëngjes, ajo shkon pranë vàrrit të Inxhit, ku lë vëthin e saj që po e mbante vetë dhe thotë se tani mund të pushojë e qetë, pasi vràsèsi nuk po endet rrugëve. Prindërit e vràsèsit, Jektai dhe Laçini, do bëjnë një dalje publike para mèdiave për të birin.

Laçini thjesht qëndron krah tij pasi ai e ka détyruar, ndërsa Jektai flet, duke thënë se nuk e kishin menduar kurrë që djali i tyre i vetëm do u jepte një zhgènjim aq të réndë dhe se kërkon falje nga familja víktímës. Fjalimi i tij që ndiqet edhe nga Engini, shkakton një mllèf aq të madh, saqë ai thërret tezen e tij si avòkate. Tezja e tij kaçurrelëse, ka të njëjtin kárakter me Engin dhe e shoqëron në çdo hap. Ajo i ka sjellë dosjet e rastit të tij, pasi ai do t’a lírojë vetë veten nga búrgu. Për më tepër, ai i tregon asaj se do hàkmerret me të gjithë, përfshirë prindërit e tij.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet një tjetër person i mllèfosur me babanë e tij. Ai është Metini, i cili prej vitesh nuk komunikon me babanë e tij dhe as që i ka prezantuar fëmijët, përveç Ilgazit. Babai i futet brenda në makinë në një moment tejet të paprítur dhe në dorë mban një qese me një palë doreza që kanë njolla gjàku. Ato janë dorezat që përdori Metini për Zaferin dhe makinën. Me atë kércénim në dorë, ai e dètyron Metinin që t’a pranojë në shtëpi si të ftuar, për të kaluar një kohë të konsiderueshme pranë tyre.

Djali i tij Ilgazi, atë mëngjes shkon në punë si përherë, por névrikoset kur mëson se Xhejlina është bërë avòkate e një personi që ai si prokùror, po e gjykòn. Ilgazi i thekson se janë ende të martuar dhe nuk duhet të dalin kúndër njëri tjetrit aq hapurazi në punë por Xhejlina nuk tërhiqet dhe e fton Ilgazin të hedhë ai hap mbrapa nga ajo çështje, por as ai nuk e bën. Paralèlisht, mbesa e Xhejlinës, Parla, po shkakton një skándal në lagje. Ajo nuk e duron dot që nëna e saj të rikthehet me babanë që e tràdhtoi ndaj mes lòtësh, ulèret që të gjithë t’a dinë trádhtinë e tij.