Flakët e fatit/ Çiçeku heq màskën para Iskenderit

Iskenderi bëhet shumë kèq kur shikon në gàzeta làjmin për të. Para se të reagojë, Çelebiu i shkon pranë për t’i treguar se sa kèq është kur tregohet i mëshírshëm. Me ngulmim, Iskenderi thotë se nuk e ka padítur Aliun vetëm që të qëndronte Bylenti në bùrg e Atlasin t’a mbante Shimali, por Çelebiu i sqaron me bindje të plotë se për sa kohë që nëna e fëmijës është në jetë, asnjë gjykàtës nuk ia jep fëmijën një personi si Bylenti. Ato fjalë, réndojnë shumë tek Iskenderi, në mendjen e të cilit vijnë shumë copëza momentesh njëherazi.

Ai kujton shumë ngjarje të ndodhura së fundmi, që pas rënies së zjàrrit, ndaj telefonon Çiçekun, që vijon të hìqet si Shimali. Ai i bën disa pyetje që vetëm Shimali vërtetë do mund t’i përgjigjej. Çiçeku nuk i di, ndaj Iskenderi i kërkon të heqë màskën. Pasi ajo refuzon, Iskenderi i drejtohet vendi ku mbahet i mbyllur Aliu dhe betohet se do e vràsè atë, por Çiçeku nga fríka e heq màskën dhe zbulon veten. Për disa minuta me rradhë, Iskenderi qëndron i shtàngur nga pamja para syve të tij, derisa e kthjellon Çiçeku me akùzat e pafundme për gjendjen e saj.

Iskenderi e përdor si argument për t’i theksuar Çiçekut se të tilla gjëra bëhen nga fríka e vdèkjes; ashtu siç e ka shtyrë ai atë natën e zjàrrit dhe ashtu siç Çiçeku hoqì máskën. Për t’a mbyllur, Iskenderi i kërkon të bëjë deklaratë publike se ajo jeton dhe se ai nuk i ka fàj për gjendjen e fytyrës. Menjëherë Çiçeku refuzon dhe derisa të pranojë, ai e dhùnon Aliun para syve të saj, përtej një dere tránsparente. Në anën tjetër, vëllai i tij Çelebiu dòrëzon vetë Gyneshin pranë Xhemresë por gjërat nuk shkojnë aspak siç Xhemreja shpreson.

Fillimisht Gyneshit nuk i pëlqen as ambjenti dhe as ushqimi, më pas, gjatë natës teksa po flejnë, shtëpia tundet nga treni i gjatë që po kalon dhe Gyneshi zgjohet me pánik. Sado që përpiqet t’a qetësojë, Gyneshi sërish kërkon të ketë pranë babanë e saj. E lénduar, Xhemrjea telefonon Çelebiun, gjë që ai e kishte pritur. Pa vonuar aspak, Çelebiu shkon të marrë të voglën e tij nga Xhemreja dhe qëllimisht e fton edhe Xhemrenë që të shkojë me to në shtëpi, që Gyneshi t’a dëgjojë me veshët e saj se Xhemreja nuk do.