AMANETI/ Seheri kujton se kush është Zuhali

Dujgu me familjen e saj nis të bëjë përgatitjet për fejesën me Aliun, për të cilën të gjithë janë të emocionuar. Jasemini ndërkohë po merret me pastrimin e shtëpisë kur merr një mesazh nga Ertugruli. Ai i kërkon të takohen për ditëlindjen e saj, sepse sipas tyre, dita kur ai e ka gjetur, është ditëlindja e vërtetë. Jasemini pranon, sepse do t’i japë lamtumirën e të mos ketë më të bëjë me të, për hir të Dujgusë. Jasemini shkon dhe mirëpritet me një tortë e qìrinj, gjë për të cilën ajo e falenderon.

Më pas, thotë se kjo do jetë hera e fundit që do festojnë, sepse ka ardhur t’i japë lamtumirën. Për çudinë e madhe të Jaseminit, Ertugruli pranon menjëherë dhe pas pranimit, nxjerr àrmèn nga brezi e ia drejton në kokë. Sakaq, në shtëpinë e Jaseminit është çdo gjë gadi për fejesën e Dujgusë dhe Aliut. Ato mbërrijnë me lule, çokollata dhe shumë të kuruar. Dujgu merr lulet në dorë dhe njëkohësisht edhe një mesazh nga Ertugruli që i kërkon të shkojë pranë tij e vetme, nëse do të shpëtojë Jaseminin. Aliu do jetë ai që do gjejë lulet e hèdhura në tokë.

Menjëherë bën lidhjen dhe thotë me bindje se nëse nuk është gjëkundi as Dujgu dhe as Jasemini, atëherë Ertugruli ka planifikuar diçka. Planin e tij, ai e pranon edhe para Jaseminit, të cilës i thotë se që në fillim e ka marrë dhe e ka ruajtur për këtë ditë hàkmarrjeje. Dujgu mbërrin në vendin ku Ertugruli i kërkon, nxjerr edhe àrmèn, por dikush nga mbrapa e merr atë pèng. Në anën tjetër ndodhet Seheri, të cilën e fton Zuhali me ngulm në shtëpinë e saj për një çaj. Seheri shkon dhe e nxìt për urrèjtje duke i treguar se është pajtuar me Jamanin.

Zuhali nuk e duron dot më, prandaj i hedh hèlm në gotën e çajit. Fati do që Seheri aksìdentalisht t’a rrëzòjë atë gotë dhe teksa Zuhali i mbush një tjetër, Seheri gjen fotografinë që Zuhali mbante në dhomë, ku është fotografuar krahas Jamanit dhe Jusufit. Seherit në atë moment i kujtohet se kush është Zuhali dhe e ballafaqon atë, gjë që sjell një përlèshje fizike mes vajzave, sepse Zuhali menjëherë ia vendos duart në fýt për t’i dhënë fùnd Seherit. Kjo e fundit, për të mbrojtur veten, e shtýn Zuhalin, e cila përplàs kokën në cep të tavolinës dhe bìe pà ndjenja.