Xhemreja rikthehet në shtëpi me të bijën, Gyneshin, të cilën arrin t’a bindë që t’a provojë shkollën shtétërore për një ditë të vetme dhe nëse nuk do e durojë dot, atëherë do shohin për një zgjidhje tjetër por aty nuk do e dërgojë më. Gjatë kohës që Xhemreja qëndron me Gyneshin në shtëpi, Ryjaja mëson se dikur, ka pasur diçka mes Omerit dhe Zejnebit, vajzës së fqìnjes për të cilën Omeri kujdeset aq shumë. Sipas tij, ajo ka qenë një lidhje e parëndësishme, që i përket të shkuarës dhe as që ia vlen të flitet më për të.
E qetësuar nga ajo bisedë që bëjnë, Ryjaja kthehet në shtëpi tek Xhemreja, të cilën e lajmëron se një ditë më vonë do shkojnë dy persona për t’ia anàlizuar shtëpinë, gjë që do futet tek gjërat që merren parasysh para se të përcaktohet se kush do e mbajë kújdestarinë e Gyneshit. Xhemreja pánikoset sepse është e vetdijshme që gjendja e shtëpisë së saj nuk është aspak e mirë por në ndihmë do i vijnë shumë persona; Ozani, Omeri, Ryjaja, Çiçeku me Tomrisin, prònarja e punës së saj dhe madje edhe Seheri.
Të gjithë bëjnë çdo gjë që kanë në dorë, që një fëmijë të mos ndahet nga nëna. Nata do jetë shumë e gjatë dhe e lodhshme por rezultati do u japë një lumturi shumë të madhe. Pasi e kthejnë të gjithë shtëpinë në një vend shumë më të këndshëm dhe të qëndrueshëm, ato largohen për në shtëpitë e tyre, secili. Mëngjesin e ditës tjetër, Çiçeku shkon të takojë Aliun në búrg. Në atë takim ku flasin aq shumë për dashurinë e tyre, Aliu i kërkon të martohen sa më shpejt dhe Çiçeku pranon.
Ajo del që aty me një unazë që Aliu e ka sàjuar me mjetet në qèli por buzëqeshjen që ajo unazë ia jep, do ia shùajë prezenca e Iskenderit. Ai e pret për t’i kërkuar ndihmë që sëbashku t’i japin fùnd Çelebiut dhe ajo të pastrojë ndërgjegjen duke i mundësuar Xhemresë kùjdestarinë e së bijës por ende pa dhënë përgjigje Çiçeku, Iskenderi pánikoset sepse Omeri i tregon që ndodhet para shtëpisë së Arzusë. Atij i drídhen duart nga fríka, ndaj Çiçeku vendos t’a përdorë makinën që t’a dërgojë deri pranë Arzusë por prezenca saj do e zhgènjejë Omerin.