Flakët e fatit/ Çiçeku ndihmon Iskenderin në krízën që ai péson

Xhemreja rikthehet në shtëpi me Gyneshin, duke u munduar t’a bindë atë që të provojë për të paktën një ditë të vetme që të shkojë në shkollën tjetër, duke i premtuar se nëse nuk do ndihet mirë, nuk do e dërgojë ditën e dytë. Gjatë kohës që Xhemreja përpiqet me Gyneshin, Ryjaja po bisedon me Omerin, mbi Zejnebin, vajzën e fqínjës së tyre, për të cilën Ryjaja sapo ka mësuar se ajo dhe Omeri dikur kanë pasur një lidhje. Përtej të gjithave, Omeri betohet se nuk ka qenë asgjë serioze dhe se ka përfunduar prej kohësh.

Pak çaste më vonë, të gjithë mblidhen në shtëpinë e Xhemresë. Ryjaja u tregon se të nesërmen do i vizitojnë dy punonjës të shërbimeve sóciale që do shqyrtojnë kushtet e shtëpisë, për kùjdestarinë e Gyneshit. Për t’a kthyer atë shtëpizë në një vend sa më të qëndrueshëm e të këndshëm, të gjithë angazhohen, duke i ndarë detyrat. Me shumë kënaqësi, edhe Seheri u shkon në ndihmë. Ato e kthejnë shtëpinë në një formë fare tjetër, shumë më të bukur dhe që tashmë u jep shpresë se shërbimet sóciale nuk do e nénvlerësojnë tótalisht.

Pas asaj nate të lodhshme, ato shpërndahen në shtëpitë e tyre, ndërsa të nesërmen në mëngjes, Çiçeku shkon të vizitojë Aliun në bùrg. Teksa flasin për dashurinë e tyre, ato vendosin të martohen menjëherë dhe fillimisht, Çiçeku vendos në gisht një unazë të sàjuar nga Aliu, me kushtet e tij në qèli. Sapo del që aty, buzëqeshjen ia ngrìn Iskenderi që po e pret jashtë. Ai i kërkon të bashkëpunojnë për t’a rrénuar Çelebiun, që edhe ajo të ndihmojë Xhemrenë që të fitojë Gyneshin njëherë e mirë.

Teksa ato bisedojnë, Iskenderi merr një mesazh nga Omeri që i ka dërguar lokacionin e Arzusë, duke i thënë se po e pret aty. Iskenderi humbet torùan dhe nuk e kòntrollon më dridhjen e duarve, prandaj Çiçeku merr timonin në duar dhe e dërgon Iskenderin në vendin që ai do. Omeri që po pret Iskenderin, shòkohet kur shikon Çiçekun, ndërsa Iskenderi qetësohet kur shikon se Arzuja është fare mirë. Në anën tjetër në ato momente, fillon shqyrtimi i shtëpisë së Xhemresë, ku merret në pyetje edhe Gyneshi.