Flakët e fatit/ Iskenderi i zè vendin Çelebiut

Ryjaja gjen Omerin dhe Ozanin në një bisedë për Çiçekun por sapo ajo vjen, ajo bisedë ndërrohet. Duke qenë e bindur se po i fshèn diçka, Ryjaja ngulmon që ato të flasin, derisa Omeri i tregon se e ka parë pranë Iskenderit, duke përdorur makinën e tij për tek Arzuja. Ryjasë në çast i mblidhen shumë copëza momentesh dhe bindet që Çiçeku ka pasur komunikim të vazhdueshëm me të. Gjatë kohës që flasin, Iskenderi po del përballë dhe kùndër Hyljasë e Çelebiut, duke thënë në formë të prèrë se do të ulet në kolltukun e drejtuesit të kompanisë.

Hylja irrìtohet shumë dhe kùndërshton por Iskenderi nuk e merr për bazë, duke e ditur mjaft mirë se ajo përherë mban anën e Çelebiut. Ky i fundit tenton t’a bindë se ai nuk e mban dot kompaninë, por më kòt, Iskenderi është aq i vendosur saqë menjëherë shkon në kompani dhe ndërron dhomat, duke e arreduar atë të drejtuesit, sipas shijes së tij. Paralèlisht, Çelebiu do marrë një tjetër gòditje, ende më të rèndë. Shërbimet sòciale kanë vendosur që vajza tij, Gyneshi, duhet të qëndrojë nèn kùjdestarinë e nënës së saj.

Xhemreja e merr làjmin teksa ndodhet bashkë me Ozanin në instìtucionin e posaçëm dhe nga lumturia, kërcen në ajër dhe e përqafon Ozanin. Gjithë atë lumturi të madhe, do e zbèhë Çelebiu, që po i pret në dalje të instìtucionit. Ai thotë se është lodhur me atë situatë dhe se tani e tutje do i bëjë lëvizjet siç është mësuar gjithmonë, ndaj ajo bën mirë të ketë kujdes, për hir të vetes dhe të Ozanit që e shoqëron kudo. Pavàrësisht Çelebiut, Xhemreja mblidhet me të gjithë grupin për të festuar làjmin e madh.

Mes tyre, Ryjaja merr Çiçekun veçmas dhe i kërkon llògari për afrimitetin me Iskenderin. Çiçeku i betohet se gjithçka e ka bërë për hir të Atlasit por Ryjaja ngulmon se Atlasi nuk do i jetë falenderues kur të rritet e të mësojë se ajo e ka afruar me vràsèsin e nënës së saj. Ardhja e Tomrisit e ndërpret diskutimin e tyre dhe Ryjaja largohet, ndërsa Çiçeku nuk duron dot më por shpèrthen para Tomrisit, duke treguar se sa shumë i brèn ndërgjegjia që i ka besuar Iskenderit dhe i ka treguar atij vendin e Kenanit, kur ishte gjàllë.