Flakët e fatit/ Xhemreja merr një làjm shumë të mirë

Iskenderi do lërë pa fjalë nënën dhe vëllanë e tij, duke kërkuar nga ky i fundit vendin e drejtuesit në kompaninë e familjes. Çelebiu nuk reagon aspak, ndërsa nëna tyre po, por Iskenderi nuk e merr parasysh, duke qenë i bindur se ajo përherë mban anën e Çelebiut. Ai deklaraon para Çelebiut se i sapo u mpòsht për herë të parë dhe pa i interesuar asnjë fjalë e tij, Iskenderi shkon në kompani dhe urdhëron ndryshimin e dhomës së drejtuesit të kompanisë, duke e arreduar sipas dëshirës së vet.

Paralèlisht, për të po flet Omeri. Për të dhe Çiçekun, Omeri i tregon Ryjasë por gjithashtu thekson se ndoshta gjërat nuk janë siç duken nga larg. Teksa Omeri flet, Ryjasë i kujtohen shumë copëza nga ngjarjet e ndodhura së fundmi dhe bindet për komunikimin që ka mbajtur Çiçeku me Iskenderi. Sapo ajo vjen, Ryjaja përballet me të. Ajo kërkon një arsye bindëse përse po e shoqëronte Iskenderin tek Arzuja dhe sado që Çiçeku përpiqet të shpjegojë, Ryjaja nuk e beson.

Çiçeku gjithashtu fshìhet edhe pas jùstifikimit të Atlasit, se askush nuk e bën atë të lumtur si Iskenderi por Ryjaja betohet se Atlasi nuk do ia falë kur të rritet e të mësojë se ajo e ka afruar me vràsèsin e nënës së tij, prandaj i kërkon të qëndrojë sa më larg tij dhe e mbyll me aq bisedën, pasi pranë u shkon Tomrisi. Çiçeku largohet me këtë të fundit dhe në një moment, nuk duron dot më në makinë por zbret dhe vrapon buzë detit që kanë afër. Tomrisi i shkon nga pas dhe mes rrëfimit me lòt të Çiçekut, mëson përse atë e brèn ndërgjegjia.

Sado që shòkohet që ajo ka besuar tek Iskenderi aq sa për t’i treguar adresën e Kenanit, Tomrisi sërish ngulmon se ajo nuk ka asnjë fàj në atë mes, sepse e gjitha ka qenë màshtrim i Iskenderit. Gjatë kohës që ato flasin, një làjm i mirë arrin të merret. Ai është làjmi i shumëpritur i kùjdestarisë së Gyneshit, për të cilën është vendosur se duhet të qëndrojë me nënën e saj, Xhemrenë. Kjo e fundit hìdhet nga lumturia dhe përqafon Ozanin që ka pranë por sapo del nga instìtucioni ku ndodhen, Çelebiu i del përpara dhe e paralàjmëron të bëjë kujdes.