Tomrisi kthehet në shtëpi me Çiçekun ku do gjejë Iskenderin duke luajtur me Atlasin, nipin e saj. Pavàrësisht se ajo është e bindur që Iskenderi e do me sinqeritet dhe pastërti Atlasin, ajo sërish nuk duron dot t’a shohë pranë tij, sepse për fàj të Iskenderit, Atlasi ka mbetur pa nënë. Ajo i kërkon të largohet menjëherë dhe përveç të tjerave, e mban fájtor edhe për humbjen e Kenanit, gjë për të cilën Iskenderi i thotë se më shumë e ka vràrè ajo vetë duke e bindur të trádhtojë Çelebiun.
Tomrisi e gòdet menjëherë me shúplakë dhe e largon nga shtëpia e saj, ndërsa Çiçeku vrapon pas tij për t’i dhënë xhaketën që ka harruar, si dhe për t’i folur si të ishte Shimali, e cila në një rast të tillë do i thoshte se do kalojë edhe kjo véshtirësi. Iskenderi shtànget nga ato fjalë që ia thoshte vetëm Shimali, pàndeh se Çiçeku po tàllet me të dhe largohet i zemërùar. Ai vendos të mos lodhet më aspak për t’i vërtetuar njerëzve se ai nuk është si vëllai i tij Çelebiu, ndaj nuk do bëjë më asnjë përpjekje.
Ai futet brenda në shtëpi, ku përballet me vëllanë e tij që menjëherë gjen shkas për t’a përqèshur gjendjen e tij, duke e komentuar si naìv dhe të páaftë për t’a çuar deri në fund një punë që merr. Ndërkohë në anën tjetër, Xhemreja dètyrimisht përgatitet për eventin që do ketë në mbrëmje, ku është e dètyruar të shkojë krah Çelebiut, sepse për të ka shumë rëndësi ajo natë për kándidimin e tij për kryebàshkiak. Revòlta saj e parë do jetë duke mos veshur rrobat dhe bizhuteritë që ai i ka dërguar, por duke zgjedhur diçka nga garderoba që ka.
Ajo shkon në event dhe pasi përshëndetet me të gjithë duke i qëndruar në krah Çelebiut, ky i fundit e léndon duke i treguar várësen e Gyneshit. Ajo e ka várësen njësoj si të Xhemresë dhe e ka hequr duke dashur të shkëpùsë lidhjen me nënën. Para syve të tij, Xhemreja grìs marrëveshjen që ai e dètyroi të pranonte dhe gòditjen e vërtetë ia jep sapo kthehen në skenë, ku para syve të tij vjen Tomrisi, Ryjaja, Çiçeku dhe gruaja që ai ka dhùnùar në park disa netë më parë, e cila para të gjithëve tregon çfarë i ka bërë ai.