Flakët e fatit/ Iskenderi emocionohet nga làjmi që i jep Çelebiu

Çelebiu kèrcènon Xhemrenë se nuk do e takojë më kurrë vajzën e tyre e më pas largohet fare i qetë, për të bërë një mbledhje mbi skándalin e denòncimit të gruas që ai ka rràhur. Zgjidhja e vetme për t’a pastruar atë imazh që iu krijua, është që ajo grua të tërheqë denòncimin që ka bërë në pòlìci. Iskenderi nuk përfshihet fare në atë mbledhje por merr veçmas Adnanin dhe kërkon nga ai që të bëjë kërkime shumë të thelluara për Omerin, sepse do të dijë çdo detaj të jetës së tij. Adnani merr urdhërin dhe largohet ndërsa Iskenderi futet në zyrën e tij dhe vëzhgon gjatë fotografinë e Çiçekut që mban prej kohësh.

Instikti i tij e bën që atë fotografi, t’a hèdhë në koshin e mbèturinave. Paralèlisht, Çiçeku ndodhet tek Aliu, duke e vizituar në bùrg. Ajo gèrryhet me vete nëse duhet t’i tregojë atij se si i brèn ndërgjegjia për Kenanin apo jo, por në përfundim zgjedh që të mos e bëjë. Çiçeku kthehet në shtëpi dhe brenda pak minutash, edhe Tomrisi. Të dyja tmèrrohen kur punonjësja e re tregon se Atlasi e ka kyçur veten me çelës brenda dhomës dhe nuk pranon të dalë në asnjë mënyrë. Çiçeku menjëherë sygjeron të kërkojnë ndihmë nga Iskenderi por Tomrisi nuk pranon.

Pavàrësisht Tomrisit, Çiçeku e telefonon Iskenderin, për hir të Atlasit. Iskenderi në ato momente po i gëzohej shumë làjmit të Çelebiut që i tregon se mbledhjen e të nesërmes do e drejtojë ai, meqë është pasardhësi i kolltukut, por telefonata e Çiçekut ia mikson ndjenjat. Megjithatë, ai i shkon pranë pa hezituar. Në derë, e pret Tomrisi me akùza për ndërgjegjen e tij para Atlasit, meqë ka shkaktuar vdèkjen e Shimalit, por Iskenderi i kùndërpërgjigjet duke i kujtuar se edhe ajo po pastron ndërgjegjen me Atlasin, pasi më përpara nuk ka gjetur kurrë kohë për Shimalin.

E përlòtur, Tomrisi i pranon ato akùza para Çiçekut, ndërsa Iskenderi nxiton për tek Atlasi, të cilin e nxjerr nga dhoma vetëm duke i treguar se ka ardhur. Në anën tjetër ndodhet Xhemreja, e cila nxiton për tek shtëpia e Çelebiut që të takojë vajzën por nuk gjen aty asnjë njeri. Në telefon, nëna e Çelebiut i thotë se është larguar me mbesën e saj dhe nuk i dètyrohet ndonjë shpjegim Xhemresë. Xhemreja nxiton për në kòmisariat që të denòncojë rastin por nga skàndali që krijon pasi nuk e marrin seriozisht, ajo përfundon vetë pas hekùrave.