Xhemreja feston me Ozanin, Omerin dhe Ryjanë, gjithë arritjen e sàkrificave të tyre që më në fund mundësuan arrèstimin e Çelebiut, me prova të mëdha ndër duar. Por, Xhemreja është larg Gyneshit dhe nuk qëndron dot pa të, ndaj dhe kërkon që të largohet menjëherë për tek ajo, që t’a marrë nga ajo shtëpi. Paralèlisht, për në atë shtëpi është drejtuar edhe Hylja, pasi Iskenderi nuk i përgjigjet dhe pòlìcët i thonë se askush nuk e nxjerr dot Çelebiun që aty, së paku për pak ditë.
Në shtëpi, Hylja dhe Xhemreja do ballafaqohen për Gyneshin. Lígjërisht, Xhemreja nuk ka të drejtë t’a marrë Gyneshin pasi ajo është nèn kùjdestarinë e Çelebiut dhe nuk e nxjerr dot nga shtëpia tij. E dètyruar, Xhemreja qëndron për vete në atë shtëpi, sado të véshtirë që e ka. Sakaq, Iskenderi ndodhet ende me Çiçekun. Ajo, mëse e fríkësuar, i tregon se Atlasi mund t’i ketë parë e mund t’i ketë kuptuar të gjitha, prandaj duhet të gjejnë një formë për t’a mbajtur atë të heshtur mbi atë natë.
Iskenderi gjen formën e duhur që t’a qetësojë e të mos pánikoset për Atlasin, ndërsa për veten e tij dhe sákrificën e madhe që bëri, thotë se ia kishte për bòrxh Çiçekut, pas gjithçkaje që ai ka shkaktuar me rénien e saj në zjàrr. Që aty, Iskenderi i përlòtur dhe i rénduar emocionalisht, zgjedh që të shkojë pranë Arzusë, para të vetmit person që nuk i fshèh asgjë. Pa dorashka, Iskenderi rrëfen se atë natë, ai është bërë vràsès. Rrëfimi tij e tròndit pa masë Arzunë por dashuria e tij për të, është si gjithmonë, pa kushte.
Sakaq, në shtëpinë e Çiçekut ku ajo përgatitet menjëherë për të pastruar, do vijë Ryja, për të qëndruar pranë saj. Çiçeku dètyrohet t’a lërë pastrimin e dèpos, derisa Ryja bie në gjumë të thellë por edhe pasi pastron, atë nuk e zë dot gjumi nga ánkthi dhe pániku. E paprítura do ndodhë mëngjesin e të nesërmes, kur Atlasi të shkojë në dhomën e Çiçekut për të thënë plot fríkë se babai tij nuk ka dalë nga dépoja. Atlasi tmérrohet kur shikon se personi i mbuluar me çarçafë nuk është Çiçeku por Ryjaja, ndërsa kjo e fundit surprizohet që ai flet.