OSMANI/ Osmani i merr jètën tekfur Nikollës

I dërguari Alkis shikon me habi se si tekfur Nikolla bindet dhe shkon me këmbët e tij drejt vendit ku Osmani do i màrrë jetën, mu në mesin e gjithë popullit të Inegolit. Me fytyrën që i shpreh habi të madhe, ai tenton t’a ndalojë atë ekzèkutim dhe zë të flasë para Osmanit, por tekfur Nikolla e ndalon. Ky i fundit, i thotë me bindje të plotë se ai assesi nuk duhet të ndërhyjë apo të përgjèrohet për jetën e tij, përderisa ai vetë nuk përgjèrohet për asnjë sekondë që t’ia fàlë jetën àrmìku tij më i madh dhe më i hapur.

Tekfur Nikolla i drejtohet Osmanit duke i thënë se fitorja është në duart e tij por thotë gjithashtu se pas vdèkjes së tij, do ketë mjaftueshëm ùjqër, àrmìq, që do nxitojnë për tek ai, për hàkmarrje. Pa hezituar për asnjë moment të vetëm dhe duke pritur ardhjen e ujqërve me bùzëqeshje në fytyrë, Osmani i prèt kòkën tekfur Nikollës, duke shkaktuar vdèkjen e tij të menjëhershme. Skena e llàhtarshme do sjellë lehtësim për popullin që i drùhej aq shumë, krenari për besnikët e Osmanit por mllèf për Ròmanusin e disa të tjerë.

Mes disa të tjerëve, është edhe i dërguari Alkis, që i betohet Osmanit se me këtë që sapo bëri, ai i ka shpallur lùftè të hapur të gjithë Kòstandinòpojës dhe pas tij, Ròmanusi thekson se lùftà e tij me një peràndori të tërë, nuk do jetë aspak e lehtë për t’u fituar. Që nga ajo ditë e shënuar për Osmanin, fisin e Kajive dhe çdo njeri tjetër, kalojnë plot dy muaj. Pas dy muajsh, Osmani dhe Balla marrin kuajt e tyre dhe dalin për një shëtitje në pyll, ku kalërojnë duke garuar, si në kohët e para të dashurisë së tyre.

Mes tyre nuk ka një fitues, sepse të dy kalërojnë mjaft shpejt, ndaj ndalojnë për të biseduar, pikërisht për kohën e fillimit të dashurisë së tyre. Brenda fare pak çastesh, buzëqeshjet e tyre i ndalon por nuk i shùan një ùshtrì nga ana e àrmìqve që i sùlmon. Balla dhe Osmani lùftòjnë krah njëri tjetrit dhe ende pa i shkuar Xhankutaji dhe Konuri në ndihmë, ato i elìmìnojnë të gjithë àrmìqtë. Ato janë vetëm àrmìqtë që u dolën përpara pasi mes àrmìqve të Osmanit është edhe Barkëni i fshèhur, që planifikon kùndër tij me Romanusin.