PENDIMI/ Zejnebi lëndòhet nga deklarata e Xhanit për të

Ahmeti shikon se situata e Aishes është shumë e rènduar dhe me kèqardhje lajmëron Alpin se ajo gjendje nuk do përmirësohet më, vetëm sa do përkèqësohet ende më shumë. Ndonëse ndjen kèqardhje të madhe për Aishen, Alpi është i dètyruar të mendojë për Suden, ndaj gjen një jùstifikim për të trokitur tek Aisheja, sëbashku me Bahriun dhe fshèhurazi, e merr Suden që aty. Për atë natë, Aisheja nuk e vëren që Sude nuk është në shtëpi ndërsa mëngjesin e të nesërmes, shèrbyesja është e dètyruar t’i thotë se gjòja Sude ka shkuar të kujdeset për Sabriun në spìtal.

Sakaq, në lagjen ku po qëndron Zejnebi, Fulja me Denizin takohen rastësisht në rrugë dhe kjo e fundit, i tregon për Selimin, djaloshin e martuar që vijon t’i vàrdiset. E nevèritur nga meshkuj të tillë, Fulja vendos t’i bëjë atij një rrèng, gjòja se ka shumë interes për të dhe në momentin që ai i afrohet, ajo ulèret, aq sa djemtë rreth e rrotull e dëgjojnë dhe nisin t’a grùshtojnë Selimin, për të mbrojtur Fuljën. Gjithë atë rrëmùjë, Fulja e bën me qëllimin e qartë dhe të pastër, që màshtruesit si Selimi, të gjejnë atë që meritojnë.

Paralèlisht, Meltemit i shkon Alpi surprizë në ambjentin e saj të punës. Ai mban në duar ushqimet për mëngjes dhe pasi hanë sëbashku, bisedojnë për pak mbi emrin e shkollës pasi ende nuk kanë vendosur asgjë. Alpi i sugjeron emrin e vajzës së saj, Zahra, gjë që Meltemit i pëlqen shumë por i duhet të presë konfirmimin e Zejnebit. Pas asaj bisede, Alpi i kërkon t’a lajmërojë në kontrollin e rradhës mjèkësor që do ketë Zahra dhe Meltemi pranon, me shumë kënaqësi. Zejnebi në ato momente, po i drejtohet shtëpisë së Munevverit.

Brenda ndodhet Sinani me Xhanin, ku ky i fundit ka shkuar për të marrë leje nga nëna e tij, që ai dhe Elifi të shpërngulen në shtëpinë e babait të tyre, deri në përfundim të shkollës. Zejnebi e dëgjon Xhanin tek i thotë Sinanit se uron që nëna e tij të mos e kthejë në dràmatike situatën, prandaj Zejnebi, pranon menjëherë, duke e çuditur pafund Xhanin. Gjatë kohës që ato flasin, Aisheja del nga shtëpia saj për të shkuar në spìtal, gjòja pranë Sabriut dhe Sudes por sapo merr të thotë emrin e Sabriut në recepsion, ajo kupton se e ka harruar.