Ryjaja përjeton një dhímbje të madhe brenda vetes kur shikon Omerin duke u puthur në buzë me Zejnebin, por nuk e di se kjo e fundit iu hódh në fytyrë. Ajo largohet pikërisht në momentin që do fliste me Omerin për t’u sqaruar por Omeri nuk i shkon dot nga pas për atë natë. Ai vendos t’i dalë përpara ditën e nesërme, me një surprizë të paprítur po aq sa të madhe; me një unazë martese në dorë dhe me propozimin e nxjerrë nga goja tij. Ryjaja e shikon me çudi të madhe se si ai po përpiqet t’a mbulojë një pròblem me një tjetër.
Omeri sqaron njëherë e mirë se sa për dhùnèn që shfaqì me kolegët e saj, nuk është i penduar, se do bënte gjithmonë të njëjtën gjë dhe madje është i lumtur që e ka bërë, si dhe thekson se gjithmonë ka qenë i tillë. Ndërsa për puthjen e natës së kaluar, ai betohet se Zejnebi ishte e pirë dhe e puthi paprítur. Përtej të gjithave, Ryjaja e refuzon dhe i kthen mbrapsht unazën. Paralèlisht, të shtrenjtit e tyre po takohen për informacionet e reja që Xhemreja ka dëgjuar nga biseda mes Çelebiut dhe ortàkut të tij.
Xhemreja gjen guximin që t’a lërë telefonin në kompani e të largohet, gjë që vërehet dhe që bën Çelebiun të dalë menjëherë për t’a kërkuar. Ashtu siç ai pándeh, Xhemreja është pranë Ozanit. Për shkak të largësisë, ai nuk i dëgjon çfarë flasin por i shikon duke u puthur në buzë, që është dhe puthja tyre e parë. Çelebiu largohet dhe teksa Xhemreja i betohet Ozanit se nuk jeton nëse atij i ndodh gjë, Çelebiu jep urdhërin e vràsjes së Ozanit. Në ato momente, vëllai i tij Iskenderi po mban pèng Bylentin.
Me një dhùnè të madhe të ushtruar ndaj tij, Iskenderi e dètyron të pranojë të marrë biletën dhe paratë që ka ndarë për të e të jetojë shumë larg tyre, ose të qëndrojë dhe të përballet me pasòjat. Çelebiu mëson se çfarë po bën Iskenderi, prandaj ndërhyn. Atij i duhet Bylenti për të pasur në dorë Tomrisin e shumë të tjerë, ndaj e urdhëron Iskenderin që t’a lërë të lírë, aq sa i betohet se nëse brenda një ore nuk do e dëgjojë zërin e Bylentit që është shëndoshë e mirë, atëherë do e denòncojë Iskenderin në pòlìci.