Ozani shkon pranë Xhemresë me një surprizë të paprìtur për të, që lidhet me punën e re, me vizatimin e gurëve. Bisedën e tyre e dëgjon i xhìndosur nga xhèlozia edhe Çelebiu, i cili i jep fund asaj bisede me ardhjen e tij. E frìkësuar se diçka mund t’i ndodhë Ozanit nga Çelebiu, ajo e bind atë të largohet dhe përballet e vetme me Çelebiun, që vijon të jetë bashkëshorti saj legjìtim. Ai i ka sjellë një veshje të posaçme për atë natë, sepse është një nga netët më me rëndësi për kandidimin e tij si kryebàshkiak.
Ende pa u larguar Çelebiu, në shtëpi vjen Ryjaja, e cila e shikon atë për herë të parë që prej vdèkjes së të atit. Ai e ngàcmon pikërisht në atë pikë, ndaj ajo nuk përmbahet por e gòdet me vazo në kokë. Pa iu kùndërpërgjigjur, Çelebiu largohet. Sakaq, vëllai i tij Iskenderi, e gjen veten sërish duke qàrë para vàrrit të Shimalit, teksa i kërkon asaj ndjesë për gjithçka që ka ndodhur dhe betohet se ka bërë maksimumin e tij për t’a shpëtuar. Ato lòt të sinqertë i shikon edhe Çiçeku por ajo nuk ndjen aspak dhèmbshuri për Iskenderin, përkundrazi.
Duke e màllkuar sërish që e ka përfshirë në vdèkjen e Kenanit, ajo e largon që aty. Iskenderi largohet në heshtje dhe kësaj rradhe, vendos që plàgët t’i freskojë vetëm pranë Atlasit, që i dhuron dashuri të pakushtëzuar. Gjyshja e Atlasit që po lùftòn aq shumë për të dhe për drejtësinë e vdèkjes së të bijës, Shimalit, në ato momente ndodhet në një mbledhje në zyrën e profesor Altanit. Ato janë të shoqëruar nga Xhemreja, Ryjaja, Omeri, Ozani si dhe Çiçeku. Qëllimi i tyre është i qartë; të mos e lejojnë fuqìzimin e Çelebiut më tepër, përkùndrazi.
Ato vendosin të gèrmojnë në të shkuarën për të gjetur ndonjë pikë ku mund të vërtetojnë ndonjë gàbim apo të fshèhtë të Çelebiut dhe teksa kërkojnë njëherazi, Xhemreja gjen një làjm që vërteton se gjatë viteve kur Çelebiu ka qenë njëherë si kryebàshkiak, ai e ka kthyer një vend mbèturinash, në një park të lìrë. Secili prej tyre mendon t’a përdorin historinë e tij për fòshnjën e gjetur në mbèturina, për të cilën aludojnë se mund të jetë vetë ai, por Xhemreja nuk pranon. Ajo thotë se nuk do bëhet e ùlët si ai dhe të përdorë një histori ku ai nuk ka asnjë fàj sepse ka qenë fòshnje.