Flakët e fatit/ Xhemreja zbulon një detaj me rëndësi për Çelebiun

Iskenderi nuk është aspak i qetë që nga momenti që ka mësuar se ndër vìktìmat e rënies së zjàrrit, ka qenë edhe shoqja tij e ngushtë, Shimali, ndaj dhe e viziton shpesh vàrrin e saj. Në vizitën e rradhës ku ai qàn me dènesë dhe thotë se bëri ç’mundi për t’a shpëtuar atë, ai do përballet me ardhjen e Çiçekut. Çiçeku, edhe pse e shikon në atë gjendje, sërish nuk ndjen dhèmbshuri por madje e akùzon që e ka ndòtur edhe atë me vdèkjen e Kenanit. Iskenderi largohet pa replìkë dhe për t’u qetësuar, shkon pranë Atlasit të vogël që e do pa kushte dhe plot pafàjësi.

Ndërkohë, vëllai i tij Çelebiu pèson një krìzë xhelòzie kur shkon në shtëpinë e Xhemresë pa lajmëruar dhe gjen aty Ozanin. Xhemreja frìkësohet për Ozanin ndaj e bind atë të largohet, edhe pse ka mjaftueshëm frìkë të ballafaqohet e vetme me Çelebiun. Ky i fundit, i dòrëzon rrobat dhe bizhuteritë e shtrenjta që ajo duhet të veshë në mbrëmje, sepse ai ka një event për kandidimin e tij për kryebàshkiak. Para se të largohet, në shtëpi mbërrin edhe Ryjaja, që për herë të parë e shikon Çelebiun që prej vdèkjes së Kenanit.

Si të mos mjaftonte prezenca tij, Çelebiu ia ngàcmon plàgën dhe Ryjaja humbet torùan aq sa thýen një vazo në kokën e tij. Pavàrësisht se si do donte të reagonte, ai largohet në heshtje. Ryjaja dhe Xhemreja, vendosin të bashkohen me pjesën tjetër të grupit, për të shikuar se çfarë mund të bëjnë për të demàskuar Çelebiun e vërtetë. Ozani u bashkohet i fundit në atë grup, sepse gjatë asaj kohe u rikthye në punë për të diskutuar me xhaxhanë e tij se si ato punonjës nuk duhet të punojnë pa kushtet mìnimale të sigurisë dhe me rroga të vonuara.

Xhaxhait të tij nuk i brèn aspak ndërgjègjia, thekson se ka plot njerëz që mund të punojnë në vendin e tyre dhe se kushdo që nuk i pëlqen ato kushte, mund të largohet. I frùstuar, Ozani largohet me aq nga puna për atë ditë dhe në mbledhjen që bëjnë të gjithë sëbashku në zyrën e profesor Altanit, Xhemreja zbulon diçka për Çelebiun; se gjatë viteve kur ai ka qenë kryebàshkiak, një vend mbèturinash është kthyer në park. Të gjithë janë dakord për t’a përdorur, me alùdimin se në ato kosha mund të jetë bràktisur ai si fòshnje, por Xhemreja nuk pranon të bìen në nivelin e tij dhe të përdorin diçka të pàdrejtë ku ai nuk ka fàj.