I PABESI/ Një avòkat i veçantë shpëton Derinin nga situata ku ka rénë

Gonyli çméndet kur mëson se Derini ngulmon e thotë se donte të vrísté Asjën. Avòkati e lë çështjen e saj ndaj Gonyli kërkon ndihmë nga avòkati i familjes së saj. Duke qenë i një drejtimi tjetër, ai merr një mikun e tij si avòkat dhe ai mik është pikërisht Onuri. Ky i fundit, i premton Gonylit se do e rregullojë situatën dhe në një formë apo një tjetër, arrin t’a qetësojë Derinin e t’a kthjellojë mjaftueshëm atë që ajo të mos bëjë deklarata që mund t’a dërgojnë menjëherë në bùrg. Gjatë asaj kohe, Asja pèson një krísje me Derjën, për shkak të pyetjes që merr nga ajo.

E shqètësuar për Vollkanin, Derja e pyet nëse ajo e kishte planifikuar edhe plàgosjen. E ofénduar pafund, Asja e mohon diçka të tillë dhe e shfaq oféndimin që ndjeu por njëkohësisht edhe e sqaron Derjën se për të, hákmarrja nuk ka mbaruar me aq. Pas diskutimit me tone të lehta që bën me Derjën, Asja futet në dhomën e Vollkanit. Ai vijon të jetë pà ndjenja por Asja i flet me shpresën se ai e dëgjon, dhe i thotë se ai nuk duhet të vdèsë pasi në sytë e Aliut ka ende një imazh të shémtuar, të cilin vetëm ai mund t’a rregullojë.

Aliu në ato momente vjen në spítal, i shoqëruar nga Selçuku dhe pas Selçukut edhe Nili. Asja që ndodhet në dhomën e Vollkanit, përballet me zgjimin dhe akùzën e tij mëse të paprítur, se plàgosjen në të vërtetë ia ka bërë vetë Asja dhe jo Derini. Pa iu përgjigjur fare atij, Asja del nga dhoma dhe menjëherë përballet me ardhjen e Gonylit, bashkë me akùzat që ajo mbart për Asjën. Kjo e fundit, i sugjeron Gonylit të marrë frèrët në duar për hir të së bijës dhe t’a shtrojë atë në një klínikë, por Gonyli nuk i pranon ato fjalë.

Asja ngulmon se po t’a kishte lejuar Gonyli që ajo të vazhdonte jetën e saj, asnjë prej këtyre ngjarjeve nuk do kishte ndodhur. Përgjigjet mes tyre bëhen aq të rénda saqë Selçuku ndërhyn për të mbrojtur Gonylin, gjë që do shkaktojë një tjetër débat, mes tij dhe Nilit që i kërkon të qëndrojë larg një situate ku ai nuk di asgjë veçse shikon përfundimin. Atë situatë dhe atij débati, i jep fund Gonyli, me një kèrcènim të hapur ndaj Asjës, të cilës i betohet se do e pësòjë shumë kèq nëse sërish do ngátërrohet me Derinin.