I PABESI/ Vollkani zgjohet dhe akùzon Asjën për gjendjen e tij

Asja dhe Derja po presin në spítal, kur Derja e pyet nëse plàgosja Vollkanit ishte pjesë e planit të saj. Asja oféndohet së tepërmi dhe e mohon në mënyrë të prèrë diçka të tillë, por thekson se pavàrësisht plágosjes, planet e saj për Vollkanin nuk janë mbyllur pas incídentit. Biseda e tyre ndërpritet nga ardhja Aliu që po shoqërohet nga Selçuku dhe me padurim presin të gjithë përgjigjen e mjèkut për gjendjen e Vollkanit. Në anën tjetër ndodhet Gonyli, e shqètësuar për Vollkanin vetëm për faktin se ndikon në të ardhmen e lírisë së Derinit.

Ajo kërkon ndihmë nga avòkati i saj, për rastin e së bijës. Pa e ditur se njihen, ai e merr Onurin si avòkat. Gonyli gëzohet dhe e falenderon ndërsa Onuri nuk humbet kohë por futet në zyrën ku ndodhet Derini dhe në një formë, arrin t’a qetësojë atë, si dhe t’a bëjë të kuptojë se po bëhet fjalë për búrgosjen e saj, ndaj duhet të jetë sa më e kthjellët. Teksa Onuri e mëson atë se si të sillet, në anën tjetër Asja futet në dhomën ku dèrgjet Vollkani pà ndjenja. Ajo i kërkon të mos vdèsë, vetëm që Aliu të mos e kujtojë gjithmonë si një njeri máshtrues.

Para se Asja të dalë nga dhoma në mënyrë të pamëshírshme, Vollkani zgjohet dhe me gjysëm zëri thotë se pas asaj thíke që e plàgosi, qëndron dora e saj dhe jo e Derinit. Si të mos mjaftonin akùzat e Vollkanit, në korridor Asjën e pret Gonyli. Ajo i kërkon të mos ngàtërrohet më me Derinin e t’a lërë atë të qetë, ndërsa Asja i thekson se Derini duhet të rehabílitohet dhe i kujton Gonylit, se ajo nuk do ishte aty duke u marrë me Derinin apo ndonjë tjetër, nëse Gonyli do e kishte lënë të vazhdonte jetën siç kishte planifikuar.

Gjatë debàtit të tyre, prezent është edhe Nili me Selçukun. Ky i fundit ndërhyn kur i duket se Asja po e tepron me fjalët ndaj Gonylit por ajo ndërhyrje, do shkaktojë një tjetër dèbat, tanimë mes tij dhe Nilit që i kërkon të qëndrojë larg atyre njerëzve dhe të mos përzìhet duke gjykùar vetëm gjendjen aktuale. Atij dèbati i jep fund Gonyli, e cila i bën të qartë Asjës se Derini nuk është njeri pa njeri dhe se nëse sërish do e léndojë në një formë apo në një tjetër, atëherë Asja do e pésojë réndë.