Vollkani arrin t’a màshtrojë Gonylin, t’a bindë se ai nuk po i bën asnjë vjèdhje kompanisë por ndërkohë vazhdon me planet e tij. Në ato momente, Derini ndodhet në restorantin e Selçukut, duke u përpjekur të thúmbojë Nilin për Xherenin, por Nili ia kthen një më një. Në dalje të restorantit, Derini rastësisht takon Onurin, nga i cili kërkon me përùlje që ai të ndërhyjë tek Asja e t’i kërkojë të zhdùkë videon e tyre duke u puthur. Edhe pse i thotë se nuk do e bëjë, Onuri e bën, për hir të Derinit, gjë që Asjën e bind se ai është dashuruar pas saj.
Ajo ia thotë diçka të tillë dhe Onuri as nuk e mohon dhe as nuk e pohon. Në prezencë të tij, ajo e fshín videon por kur Onuri kërkon të bindet se nuk ka ndonjë kòpje, Asja e lë me dyshíme dhe largohet, edhe pse Onuri përpiqet t’a bindë se nga ajo video, léndohen të gjithë. Gjatë gjithë asaj kohe, Aliu po démtohet shumë. Ai dëgjon disa génjeshtra të nënës së tij, gjë që e bën të dyshòjë se në shtëpi nuk ka hyrë fare ndonjë hàjdut. Në mbrëmje, Aliu do shikojë një foto në rrjète sòciale ku Derini ka publikuar lulet që Vollkani i ka sjellë.
Aliu vëren se lulet janë të njëjtat me ato që i ka sjellë nënës së tij dhe nevèritet nga génjeshtrat e veprimet e prindërve të tij, ndaj që të nesërmen, i mban atij qëndrim. Si të mos mjaftonte, acàrimit të Aliut i shtohet Demiri, i cili qëllimisht afrohet me Ipekun për të ‘mpòshtur’ disi Aliun dhe e çon punën deri në puthje me të, edhe pse pà dëshirën e Ipekut, por mjaftoi për të çméndur Aliun. Gjatë asaj kohe që Aliu kthehet në shtëpi më i térbuar se kurrë, babai i tij Vollkani arrin të blejë një shtëpi me Derinin, të cilën fshèhurazi do e vendosë në emër të Aliut.
Plani i Asjës mbyllet me sukses, por në shtëpi, ajo do gjejë një uràgan tek djali saj. Aliu ka dëgjuar edhe bisedën mes Asjës dhe Derjës, e di se vàrësja që Vollkani i ka blerë është në shtëpi dhe e gjen atë. Me të në dorë, ai përballet me nënën e tij, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk e dëgjon zhurmën e derës që hap Derini. Me veshët e saj, ajo bëhet déshmitare e fjalëve të Aliut, kur ai i tregon Asjës me nèveri se e ka parë duke u puthur me babain e tij dhe nuk e kupton përse secili po máshtron dikë tjetër.