Gratë e fiseve mblidhen në darkimin që ka organizuar Sulltanesha, në të cilin, Balla do shfrytëzojë rastin për të marrë lejen e Bengit për Alçiçekun, që ajo t’i bashkohet ushtrisë së femrave. E zënë ngushtë, Bengi pranon.
Teksa ato flasin, në kuzhinë, Ulgeni hedh helmin e lehtë në gotën e Sulltaneshës, kjo e fundit alivanoset sapo e konsumon sherbetin e hedhur në gotë dhe Balla arrin qëllimin e saj, duke ia marrë nga brezi vulën që i ka lënë porosi Osmani.
Ndërmjet bashkëpunimit me Edeballënë që është mjeku i të gjithëve, ai nuk e pranon të jetë helmuar lehtë por thotë se vetëm i ka rënë forca e trupit. Veçmas, krahu i djathtë i Bengit, Esma, rrëfen para saj se gjithçka është lojë mes Ballës dhe Malhunit.
Ajo zemërohet pafund dhe ia përcjell Sulltaneshës, e cila urdhëron kapjen e Ballës por tanimë është shumë vonë sepse Balla ka mbërritur tek Osmani dhe e ka dorëzuar vulën. Sulltanesha tenton edhe ndërmjet Konurit, të cilit i premton pasurinë e botës në këmbim të shitjes së Osmanit por ai nuk e bën.