OSMANI/ Barkëni plàgos qëllimisht Balën

Nikolla qëndron përballë Osmanit, pasi ky i fundit arrin t’a zbulojë vendin ku ai është fshèhur për t’ia mbàthur. Ai i përmend Osmanit gjithë pùshtimet që ka bërë dhe kàlatë që ka marrë, por Osmani përgjigjet se nuk është mjaftuar dhe se tani e ka rradhën t’ia màrrë shpirtin. Mes tyre fillon një përlèshje e menjëhershme, që nuk merr fund derisa Nikolla mbetet poshtë shpàtës së Osmanit. Paralèlisht, Balla dhe Malhumi po kërkojnë djalin e Osmanit, Orhanin, që bashkë me Holofirën po ia mbàthin nga duart e àrmìqve.

Asnjëri prej tyre nuk e di se atë rrèmbìm e ka organizuar Barkëni, që dhe zemëròhet shumë kur shikon nga larg se i gjetën Orhanin dhe Holofirën. Nga zemërìmi që ndjen dhe për t’u dukur më pas si hèro, Barkëni qèllon nga larg me shìgjetë Ballën, duke i shkaktuar asaj një plàgosje jo shumë të thellë. Menjëherë shkon pranë tyre, pyet Ballën se si është dhe thotë se gjòja e zùri àrmìkun që e gjùajti Ballën dhe mori hàk duke e vràrè atë. Për të shpërqëndruar bisedën, ai ndërron temë.

Barkëni tregon se Osmani ia ka dalë qëllimit që kishte, se e pùshtoi edhe kalanë e Inegolit dhe tani i pret të gjithë për të festuar. Të gjitha gëzohen shumë për fitoren e arritur dhe të merituar të Osmanit, ndërsa familja e vëllait të tij nuk feston dot aq shumë. Aisheja me Aktemurin i qëndrojnë mbi kokë të shtrenjtit të tyre, Gyndyzit, i cili ka marrë plàgë shumë të thella teksa lùftònte për pùshtimin e Inegolit dhe gjendja e tij aktuale nuk po shikon aspak përmirësim. Megjithatë, shërbimi ndaj tij vazhdon.

Sakaq, Osmani del nga kati i nèndheshëm ku lùftòi me Nikollën dhe atë e sjell të lidhur si skllàv, për t’u treguar të gjithëve se ka përfunduar rrèziku i tij. Përballë i del djali i vogël, Alaatini, i cili tenton t’i tregojë çfarë ka ndodhur me Orhanin, por ky i fundit, Malhumi dhe gjithë të tjerët futen në Inegol dhe ai e ndërpret bisedën. Paralèlisht, Kosesi, përkrahësi më i madh por edhe më i fshèhtë i Osmanit, po merret në pyetje nga Romanusi. Ai e fàjëson që dikur e bëri mik Osmanin dhe thotë se kjo i dha atij pùshtet por Kosesi gènjen e thotë se do e mpòshtin atë një ditë.