Ozani vijon të komunikojë me Xhemrenë ndërmjet Gyneshit, që në mënyrë perfekte e kryen rolin e saj. Ndërsa Xhemreja, vijon t’i japë ilàçet e duhura Çelebiut, pa rënë fare në sy. Sakaq, Ozani gjithashtu interesohet edhe për gjendjen e Omerit. Ai i qëndron pranë dhe përpiqet t’i theksojë se situatën me Ryjanë duhet t’a rregullojë ai vetë, pasi edhe me Zejnebin ishin fare mirë dikur, derisa një ditë ai e bràktisi. Pas një bisede të shkurtër në pìjetoren e lagjes, Ozani largohet por vendin e tij e zë Zejnebi, shumë shpejt.
Ajo gjithashtu hap të njëjtën temë me Omerin, i cili përsërit disa herë se ajo është zhdùkur pa gjurmë ndërsa Zejnebi i rikujton se ai i ka kërkuar të largohej. Teksa ato të dy bisedojnë pa zgjidhur asgjë, një tjetër e dashuruar mundohet me përgatitjen e një darkimi romantik, por nuk i funksionon aspak. Ajo është Arzuja, e cila e largon vetë Iskenderin nga shtëpia, duke i thënë se Çiçeku do sjellë fùndin e tij. Por Arzuja nuk dòrëzohet lehtë. Menjëherë të nesërmen, ajo i troket në derë Çiçekut.
Arzuja, sypatrèmbur, thotë para Çiçekut se dashuria që Iskenderi ka për të, do sjellë për rrjedhojë fundin e tij, pasi ai po vepron fare pa u menduar. Çiçeku shtànget e tëra, pasi ende nuk e beson se ai është dashuruar pas saj. Megjithatë, ajo vetëm hesht. Së fundmi, Arzuja i kërkon t’i qëndrojë sa më larg, e më pas largohet vetë. Pas vizitës së Arzusë, Çiçeku i dòrëzon Iskenderit paratë që ai i solli, duke i kërkuar të ruajë veten. Ato para vijnë si me porosi dhe Iskenderi i dërgon në vendin e duhur, në një investim.
Kështu, ai shpëton veten nga një mbledhje me ortàkët, që e organizoi Çelebiu për t’u thënë se Iskenderi ua ka shpèrdoruar paratë, por Iskenderi është një hap para tij dhe e përgènjeshtron atë. Sakaq, Çiçekut i vjen orari për t’u takuar me Bylentin, që t’i japë atij paratë në kèmbim të Atlasit, por paratë nuk i ka. Ai nèvrikoset menjëherë, derisa Çiçeku arrin t’a bindë se do i japë gjithë pasurinë që Tomrisi ka kaluar në emër të saj, mjafton që ai t’i japë Atlasin që në atë moment, pa kaluar ende pasuria lìgjërisht në emër të tij.