OSMANI/ Osmani gjen vendin ku është i fshèhur Nikolla

Nikolla vendos që gjëja më e mirë që mund të bëjë në atë katràhurë që e ka përfshirë kalanë e tij, është arràtisja. Si e vetmja formë për të shpëtuar kokën, ai merr florinj dhe ia mbàth. Osmani futet në sallonin e tij pasi ai është arràtisur por megjithatë, me pak mprehtësi dhe durim, arrin të gjejë vendin nga ku ai është arràtisur, se ku Nikolla e ka krijuar rrugën e tij për arràtisje, që në ndërtimin e kalasë. Osmani ende nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur me vëllanë e tij, prandaj largohet.

Ai futet brenda në vendin ku është i bindur se ia ka mbàthur Nikolla dhe me pak përpjekje, e gjen atë. Ndërkohë, nipi i tij Aktemuri ndodhet përballë prìftìt Hristo, i cili ka mbledhur një grumbull njerëzish rreth e rrotull vetes, për t’u bërë të njëjtën thirrje, se nëse janë miq me popullin tùrk, populli tùrk nuk do u bëhet kurrë àrmìk. Në atë moment, Aktemuri rrëfen para tyre se ai nuk është një kòmandant Ròmak, ashtu siç është prezantuar, por është një tùrk i vërtetë. Të gjithë e mirëpresin deklaratën e tij, që e ndërpret një lajmëtar.

Lajmëtari tregon se babai i tij Gyndyzi është plàgosur rèndè dhe ka nevojë për ndihmë imediate. Të gjithë, pa Osmanin, rrèthohen tek Gyndyzi, i cili më pranë nga të gjithë ka Xhankutajin. Ky i fundit, e ndjen veten shumë fàjtor që nuk e mbrojti dot Gyndyzin, ndërsa e fejuara e tij Ajgyli, e përqafon në formë ngushëllimi që ai të mos e fàjësojë më tepër veten. Aisheja vàjton gjendjen e të shoqit dhe i kërkon të marrë veten kur pranë u shkon Aktemuri, djali i tyre. Në anën tjetër, Malhumi po kërkon djalin e saj gjithashtu.

Ajo, e shoqëruar nga Balla, Selvi dhe Barkëni, vijon të kërkojë Orhanin që është rrèmbyèr bashkë me Holofirën. Ato të dy ndodhen të lìdhur pranë një peme, ku diskutojnë vàrësen për të cilën ai u nis që t’a kërkonte. Holofira tregon që vàrësen e ka lënë qëllimisht për të, duke qenë mjaft e bindur se ai do kujdesej më së miri. Ato me të shpejtë krijojnë një plan se si mund të arràtisen nga pèngmàrrësit dhe ia dalin. Për më tepër, Balla dhe Mallhumi vërejnë disa shenja përgjatë pyllit, të cilat i bindin se po shkojnë në rrugën e duhur të gjetjes.