Flakët e fatit/ Aliu akùzon rèndë Çiçekun

Çiçeku rikthehet në shtëpinë e Tomrisit në momentin më të paprìtur për Atlasin por edhe për Iskenderin që ka shkuar të qëndrojë me të. Ashtu si Atlasi, edhe Iskenderi lumturohet shumë nga rikthimi saj, gjë që e shpreh edhe me gojën e tij, pasi mëson nga vetë Çiçeku se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Aliut. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai tij Çelebiu, që po lùftòn për Xhemrenë, për të cilën betohet se e do aq shumë saqë nuk jeton dot pa të. Para saj, ai bën kërkesën e paprìtur, që ajo të heqë dorë nga divòrci.

Xhemreja e përqèsh kërkesën e tij dhe i kujton se çfarë i ka bërë ajo për vite me rradhë, me dhùnèn fizike e psikòlogjike, por Çelebiu betohet se ai nuk është i tillë. Ai ngulmon se gjithçka e ka bërë nga frìka se mos e humbiste atë por nëse ajo pranon të heqë dorë nga divòrci e të jenë sërish bashkëshortë, ai nuk do e prekë më kurrë me dorë, nuk do e kýçë më në dhomë dhe nuk do i bëjë asgjë pa dëshirën e aprovimin e saj, vetëm do kërkojë që ajo të lëvizë e shoqëruar nga Adnani, si shofer personal.

Xhemreja nuk dëshiron të pranojë as pas atyre kushteve por Çelebiu i thotë me gojën plot se është e vetmja formë se si ajo mund të jetojë në atë shtëpi, ku ajo dëshiron me çdo kusht të qëndrojë,  për të mbrojtur Gyneshin, ndaj dhe e pranon. Mëngjesi i të nesërmes, mëngjesi i parë me atë marrëveshje, do jetë mëse i tràzuar, pasi Ryjaja troket në derë me një ekip pòlìcor, duke akùzuar Çelebiun se ai e ka marrë me fòrcë Xhemrenë në shtëpi. Xhemreja e mohon diçka të tillë me kokën poshtë, dhe pòlìcët largohen, ashtu si Ryjaja.

Sapo Çelebiu largohet, Xhemreja e telefonon Ryjanë dhe i tregon se si qëndron e vërteta e qëndrimit të saj në shtëpi, por Ryja sërish është e shqètësuar për sigurinë e jetës së saj. Paralèlisht, Iskenderi troket në shtëpinë e Tomrisit për të ftuar Çiçekun dhe Atlasin për një ditë të veçantë në park, gjë që Çiçeku e pranon vetëm pas përgjèrimeve të Atlasit. Ato kalojnë një kohë shumë të bukur por gjithçka shùhet kur vijnë në shtëpi dhe gjejnë Aliun, i cili, pas pamjes që shikon, e akùzon Çiçekun se ajo qenka kthyer për Iskenderin dhe pasurinë e Tomrisit. Iskenderi e gòdet Aliun për ato fjalë por Çiçeku i thotë të mos merren më me të, meqë kurrë nuk e paska njohur.