Flakët e fatit/ Xhemreja pranon të jetojë me Çelebiun

Çelebiu lë pa fjalë Xhemrenë kur i kërkon që të heqë dorë nga divòrci mes tyre. Ai betohet se nuk është njeri i tillë, mizòr dhe dhùnues, por gjithçka e ka bërë nga frìka se mund t’a humbiste atë, pasi nuk jeton dot pa të. Xhemreja nuk e jùstifikon aspak siç e jùstifikon ai veten dhe ngulmon se nuk do heqë dorë nga divòrci, por ai nuk i lë zgjidhje tjetër, duke i thënë se në atë shtëpi mund të qëndrojë vetëm si gruaja e tij, jo thjesht si nëna e Gyneshit. Për hir të së voglës, Xhemreja pranon.

Mes tyre ka një marrëveshje të re, se për sa kohë do qëndrojë aty, ai nuk do e prekë kurrë me dorë, nuk do e mbyllë me çelës dhe nuk do i vendosë përgjùes. E vetmja gjë që Çelebiu kërkon, është që ajo të shoqërohet në çdo vend nga Adnani, shoferi i tij dhe ajo pranon. Ndërkohë, po atë natë, vëllai i tij Iskenderi përballet me rikthimin e paprìtur të Çiçekut, ardhja e së cilës nuk lumturon vetëm Atlasin por edhe Iskenderin vetë. Pasi Atlasi çmallet me të, Çiçeku dhe Iskenderi bisedojnë veçmas në sallon.

Ai pyet përse ajo u kthye, Çiçeku ia tregon të gjithë debàtin me Aliun, në detaje, dhe Iskenderi largohet duke thënë se është shumë i lumtur që ajo u kthye. Iskenderi largohet për atë natë por mëngjesin e të nesërmes ai u troket sërish në derë, duke kërkuar që të kalojnë një ditë pak më ndryshe, duke luajtur në parkun më të afërt. Çiçeku refuzon por pas përgjèrimeve të Atlasit, ajo pranon dhe të tre kalojnë një kohë me shumë të qeshura dhe lojëra në park. Të gjithë të qeshurat mbarojnë kur ato kthehen në shtëpi dhe gjejnë Aliun në sallon.

Pamja e Çiçekut dhe Iskenderit që mbajnë duart e Atlasit dhe qeshin me njëri tjetrin, e bën Aliun të krijojë bindje brenda vetes se Çiçeku e ka lënë për Iskenderin, për pasurinë që Tomrisi i ofroi dhe jetën lùksoze. Iskenderi e grùshton për fjalët e rènda që thotë, por Çiçeku i kërkon të mos merret fare me të, sepse ai nuk e paska njohur kurrë. Paralèlisht, atë mëngjes, Ryjaja troket me pòlìci në shtëpinë e Çelebiut, të cilin e akùzon se e ka marrë Xhemrenë me fòrcë, por Xhemreja dëshmòn të kùndërtën dhe pòlìcët largohen.