Sulltanesha dhe Bengi bëjnë planin e qartë të martesës së Alçiçekut me Aktemurin, në mënyrë që Sulltanesha të ketë hapësirë për t’i dhënë një post vendimtar Bengit. Kjo e fundit, gjen kundërshtime nga bashkëshorti.
Megjithatë, ngulmon derisa e bind edhe atë se nuk duhet t’i mbajnë larg dy të rinjtë e dashuruar. Më pas, ato marrin miratimin e vajzës dhe pa humbur kohë, Bengi shkon pranë Aishes për t’i treguar ndryshimin e qëndrimit të tyre.
Aisheja, ndonëse çuditet, tregohet e drejtë dhe vendos primare dashurinë e të birit. Ajo i dhuron gjithë botën, duke i thënë se në mbrëmje do shkojnë të kërkojnë dorën e Alçiçekut. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Osmani.
Ai dhe Turguti vijojnë të qëndrojnë përballë Shehut, duke marrë prej tij mësime tepër të vyera. Mbledhjes së tyre denjitoze do i bashkohen edhe djemtë e Osmanit, Orhani dhe Alaadini.