Për familjen time/Dikush tjetër mëson se Kaani është djali Akifit

Shengli bën gabimin për të cilin Nebahati e paralajmëroi më ashpër se kurrë; ajo dogji këmishën që po i hekuroste. Nebahati gjithashtu i tregoi se për një gabim të tillë, ajo e ka hequr nga puna ndihmësen e dhjetë viteve.

Shengyli nxiton të blejë një tjetër si ajo por çmimi i këmishës, kalon çdo pritshmëri. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Omeri me Kadirin, në rrezik të madh nga djemtë që kanë ardhur të hakmerren ndaj Omerit. Një djalosh nga shkolla, i shikon ato.

Ai kupton çfarë po ndodh dhe përcjell me një frymë lajmin në shkollë. Me po aq shpejtësi do nxitojnë edhe Ogulxhani, Berku, Doruku, Mazllumi, Kaani dhe Tollga. Ato i shpëtojnë djemtë nga situata dhe rikthehen në shkollë.

Xhemileja shikon vetullën e çarë të Tollgës dhe i ofron ndihmë për ta mjekuar, gjë që atë e bën të marroset ende më shumë pas saj. Çaste më vonë, kur fëmijët shpërndahen në shtëpi dhe Kaani shkon për një projekt tek Harika, Suzana kupton nga emri i nënës së Kaanit se ai është djali Akifit.