PREMTIMI/Rejhani merr dy vendimet më me rëndësi

Rejhani del përpara doktoreshës së saj duke i shprehur bindjen e plotë se ajo do jetojë edhe pasi t’a sjellë në jetë fëmijën. Duke hequr dorë nga operacioni, Rejhani largohet nga spitali. Në ato momente, Xhavidana ndodhet në rrezik.

Xhemreja e shënjestron nga larg për t’a vrarë dhe tërheq këmbëzën por Talazi ia ka hequr plumbat dhe ajo nuk qëllon dot. Me forcë por në heshtje, Talazi e merr Xhemrenë që aty dhe e largon. Brenda në shtëpi, do futet edhe Rejhani.

Ajo ndan me Melikenë vendimin e asaj dite dhe rrjedhimisht shkakton lot frike tek Melikeja. Megjithatë, kjo e fundit arrin t’a bindë Rejhanin që tanimë duhet t’ia thotë Emirit ndaj gjen format e duhura dhe i largon të gjithë nga shtëpia, që çifti të qëndrojë vetëm për vetëm.

Sakaq, në anën tjetër, Oja fut në mendime Narinin. Duke i theksuar se kërkon vetëm të mirën e vëllasë dhe mbesës së saj, Oja argumenton para saj se Pelini është më e denjë për Kemalin dhe Masallin sepse ajo nuk ka një të shkuar të errët.