Producenti shpërthen kundër Gjestit: “Për fitoren duhet tja di për nder…”

Producenti i njohur, Eduard Deda, i cili ishte një ditë më parë pjesë e panelit “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku komentoi finalistët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. Ai u shpreh se Gjesti kur erdhi në BBV ishte i famshëm, pasi kishte qenë në një reality show, i cili i dha shumë popullaritet.

Por megjithatë Deda shtoi më pas se Gjesti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka bërë gafa të jashtëzakonshme dhe nuk do e fitonte në asnjë vend të botës “Big Brother”. Producenti kujtoi momentin kur fituesi i BBV 4 mori rruzaren e Jozit dhe e hodhi në pishinë. Ai shprehet se Gjesti duhet t’i jetë falënderues komunitetit katolik që nuk e bënë kauzë.

“Gjesti do mbahet mend për shumë gjëra. Për këtë djalin, ne si shtetas shqiptarë, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Diasporës dhe të Kosovës, nuk e morën kurrë seriozisht për gafat që bëri. Sepse me gafat që ka bërë ky djalë nuk do fitonte në asnjë vend të botës, kurrë Big Brother. Por ishte natyra e tij as fëmijë as burrë, se herë të dukej si një fëmijë dhe një herë si një djalë i rritur, e për këtë arsye ky djali u shpall fitues. Sepse ky djali ka gafa të jashtëzakonshme, më të mëdha se Jozi me atë shuplakën që i ka dhënë.

Për shembull, për ne komunitetin katolik të marrësh rruzaren e t’a përçmosh, t’a hedhësh në pishinë dhe mos t’a pranosh e t’i thuash varëse, është shumë e rëndë. E ai duhet t’i jetë shumë falenderues të gjithë komunitetit katolik që nuk e bënë kauzë dhe nuk u ngritën në këmbë për të thënë ‘që ne këtë nuk e lejojmë se sjellin përçarje fetare dhe është problematike për ne dhe është fyerje”, tha Deda.

Mes të tjerash producenti mendon se fitoren Gjestit ia dha shpulla e Jozit pasi sipas tij, nuk ka qenë para Rozana Radit:

“T’ia dijë për nder Jozit se ajo shpullë i dha fitoren, edhe pse ishte një akt shumë i shëmtuar për në televizion dhe nuk bie kurrë dakord”.

Nuk e prisnim! Ja reagimi i motrës dhe nënës së Eglit pas fitores së Gjestit

Ashtu sic dihet fituesi i BBVA4 u zgjodh Gjesti.

Gjesti ne rrugetimin e tij ne BBVA tregoje shume ngjyra dhe solli shume gjalleri ne shtepi

Per shume pak ore u be nje nga banoret me te komentuar dhe me te perlqyer nga publiku.

Lidhja dhe marredhenia e krijuar me Eglin i dha Akoma me shume shtyse per tu perfolur me gjate dhe per tu komentuar nga te gjithe.

Sjelljet e tij ndaj Eglit jo gjithmone kane qene te mira, shpesh ai eshte kritikuar ne rrjet per menyren se si sillej me femren qe kishte ne krahe.

Ne nje surprise qe ju zhvillua Eglit Brenda shtepise, gjate kohes se izolimit ishte ardhja e motres se saj ne BBV.

Ate nate Gjesti shfaqi deshiren per tu takuar me motren e Eglit.

Familjaret e Eglit nuk kane reaguar ne lidhje me marredhenien e vajzes se tyre me Gjestin.

Ato nuk kane shprehur as perlqimin dhe as mospelqimin per kete lidhje, por e kane lene ne dore te Eglit.

Nje reagim qe po terheq vemendje te madhe ne rrjet eshte momenti kur Gjesti u shpall fitues i BBVA dhe motra e Eglit se bashku me mamane e Eglit qenkan gezuar tej mase. Ato paska ‘fluturuar’ nga gezimi ne momentin kur Ledion Lico tha emrin e Gjestit si fitues te BBVA4.

Ky reagim eshte i deshmuar dhe me videon meposhte:

Trondit konkurrenti i Ferma VIP: “Doja djalë, më lindi vajzë dhe i thashë gruas ik te…”

Njëri nga banorët e Ferma VIP, Andrea u ka treguar konkurrentëve se nuk e ka pritur mirë ardhjen në jetë të vajzës së tij të parë.

Ai është shprehur se e ka përjetuar shumë keq, pasi priste që të ishte djalë, teksa rrëfeu se kur mori vesh lajmin se kishte lindur vajza, ai i kishte thënë bashkëshortes së tij: “Ik rri tek nëna jote tani”. Mirëpo me pak “presion” nga familja e tij, ishte qetësuar asaj kohe, megjithatë influenceri u shpreh se kur vajza e tij e dytë erdhi në jetë mezi e kishte pritur.

“Kur më lindi e dyta, mezi e kam pritur se e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë,” u shpreh Andrea.

RREFIMI I PLOTE

Unë në mes të serës duke punuar. Me merr në telefon goca e xhaxhit: Urime është vajzë. I thash thuaj asaj ik, rri tek nëna jote. Meqë po e bën gati ik atje i thash. Për zotin po, e di sa keq e kam përjetuar, sepse po ta dija që në fillim e dija edhe…

Po deri kur ajo ishte gjashtë muajshe, ja bënin këto gratë e ka me majë barkun dhe është djalë, ja ka rënë poshtë barku është djalë. Debat i madh derisa më morën këta njerëzit e mi më thoshin mos bëj keshtu. Kur më lindi e dyta, mezi e kam pritur se e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë.

Darka romantike përfundi në lot, ja çfarë ndodhi mes Albës dhe Limit

Ajo që nisi si një mbrëmje romantike në Ferma VIP, përfundoi në një ndarje të papritur mes Albës dhe Limit. Sfida e dhënë nga Agai, që fakirët t’i shërbenin “çiftit” te Njishi, çoi në një darkë intime mes dyshes, në shoqërinë e muzikës nga Andueli me kitarë dhe Keisit si spektatore.

Fillimisht atmosfera ishte e qetë dhe e ngrohtë. Alba shprehu dëshirën që marrëdhënia me Limit të vijojë dhe të marrë zhvillim, por reagimi i tij i ftohtë dhe i drejtpërdrejtë i prishi pritshmëritë.

Limi tha se të dy kanë nevojë për hapësirë dhe la të kuptohej se nuk e sheh raportin si diçka serioze. “Ty ta do b*tha, jo zemra,” – u shpreh ai me tone të ashpra, pasi e pyeti Albën se çfarë i pëlqen tek ai.

Me fjalët: “Mes nesh nuk ka asgjë. Nisi si lojë dhe do përfundojë aq shpejt sa nisi,” Limi i dha fund lidhjes, duke e lënë Albën të përlotur.

Ndërkohë, sjellja e Keisit gjatë momentit emocional ka ngjallur shumë komente në rrjete sociale. Ajo u pa duke qeshur, ndërsa Alba qante, gjë që është interpretuar nga publiku si mungesë ndjeshmërie.

Pasi doli nga BBVA, Gjesti merr vendimin e papritur ndaj Jozit

Pas incidentit të bujshëm në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozi Marku sulmoi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit live, reagimet nuk kishin të ndalur.

Publiku shpërtheu me komente dhe kritika ndaj Jozit dhe produksionit për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë që ngjarja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, burime të ndryshme në rrjet po raportojnë se Gjesti, tashmë fituesi zyrtar i BBVA 4, është duke konsideruar seriozisht ndjekjen penale të Jozit për sulmin fizik që ndodhi brenda shtëpisë së famshme.

Pasi doli nga formati dhe mori kurorën e fituesit, Gjesti nuk ka dhënë ende një deklaratë publike të drejtpërdrejtë për incidentin, por burime pranë tij pohojnë se ai ka kontaktuar me përfaqësues ligjorë dhe po shqyrton hapat e ardhshëm që mund të ndërmarrë në drejtim të një padie për dhunë fizike.

Publiku mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga vetë Gjesti, ndërkohë që kërkesat për drejtësi dhe transparencë po shtohen dita-ditës.

Fermeri e prek nga prapa, Alba reagon ashpër: “Pis mashkull! Mos më….”

Marrëdhënia mes dy banorëve të “Ferma VIP”, Albës dhe Ganiut është krisur qëkur ky i fundit, pa lejen e konkurrentes iu fut në shtrat kur ajo po pushonte.

Pas asaj situate një tjetër debat i ashpër ka ndodhur mes tyre pasi sipas Albës Ganiu teksa ka kaluar në një hapësirë të ngushtë i është ngjitur pas trupit.

E nervozuar nga ky veprim, Alba ka kapur për krahu fermerin për t’i bërë të ditur që të mos veprojë më ashtu, mirëpo situata ka agravuar në ofendime me Albën e cila e ka quajtur gazetarin “Pis mashkull”.

Alba: Ty po të flas (kap për krahu Ganiun, ky i fundit përplaset me tavolinën).

Alba: Po, të shtyj, dhe e bërë me qëllim. Kur e sheh që s’ka hapësirë mos më kalo mua të ngjitesh mbrapa trupit, pis mashkull, mashkull i dobët

Ganiu: Ik, largohu. Largohuuu (e ndërsa Alba i kërkon llogari, Ganiu nuk i përgjigjet).

Provokim apo rastësi? Jozi imiton Gjestin dhe ndez polemikat në rrjet

Pas triumfit të Gjestit në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4, ku ai u shpall fitues dhe u shfaq duke shijuar suksesin e tij në një Lamborghini, duket se edhe një tjetër ish-banor i përfolur i këtij edicioni ka vendosur të “shfaqet me stil”. Bëhet fjalë për Jozi Markun, i cili së fundmi ka publikuar në InstaStory një video ku shihet duke shëtitur në një veturë luksoze të tipit Lamborghini.

Videoja e tij ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale, sidomos duke marrë parasysh ngjarjet që lidhen me figurën e tij. Në rrjetet sociale ka pasur një valë reagimesh nga ndjekësit, të cilët shprehin mendime të ndara lidhur me veprimet e Jozit. Disa e konsiderojnë atë si një personazh të skandaloz, ndërsa të tjerë besojnë se ai po luan rolin e tij për të mbajtur të rinjtë të angazhuar.

Kjo dinamikë në perceptimin e tij e bën edhe më interesante debatin, duke e vendosur Jozin në qendër të vëmendjes publike. Kjo fitore ka rritur edhe më shumë popullaritetin e tij, duke e vendosur si një figurë të admirueshme për shumë ndjekës.

Alba dhe Limi nuk ndalen, tjera momente intime mes tyre para kamerave

Dy banorët e Ferma VIP, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, që pasi kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit, janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi dyshja kanë kaluar disa momente të ëmbla me puthje dhe përqafime.

Teksa Limi ka qenë duke u parfumosur para pasqyrës, Alba i ka shkuar nga pas dhe e ka përqafuar, më pas ky i fundit e ka marrë konkurrenten në krahë dhe teksa të dy qeshnin, ai e puthte duke e prekur nga të pasmet.

Në një moment marrë shkas nga kjo javë që ka pozitën e kryefermeres, vetë Alba i ka thënë Limit:
A të të jap një urdhër të bëjmë gilivili këtu?”.

Më e dashuruar se kurrë, Egli habit me veprimin e papritur ndaj Gjestit

Pak minuta me parë ajo ka vendosur si postimin e parë ku shihet mes puthjeve e përqafimeve të shumta me Gjestin.

Ky veprim i saj ka bërë që të reagojnë ndjekësit duke u shprehur se çifti po e vazhdojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse ende nuk kemi ndonjë intervistë të përbashkët nga çifti, por ata po e shijojnë kohën bashkë edhe pas kamerave.