AMANETI/Nana vendos të surprizojë shoqen e saj

Aisheja dhe Feriti sigurohen që Kirpi nuk është fajtori i ngjarjes, ndonëse ai është rrëfyer si i tillë. Duke u bindur që vëllai tij Mesuti ka një dashuri të madhe për të dhe nuk është dakord që Kirpi t’a marrë fajin përsipër, ato i vihen nga pas.

Me shumë mundim, ato arrijnë të marrin rrëfimin e vërtetë nga ana e Mesutit, të cilit i premtojnë se do i gjenden pranë në gjithë problemin që i ka zënë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili i kërkon Nanës të flasin në zyrën e tij.

Nana e refuzon nga sikleti që i shkakton halla e tij por Jamani ngulmon mjaftueshëm saqë ajo nuk e refuzon dot. Në zyrën e tij, Jamani e pyet çfarë mendon ajo të bëjë me paratë që ka trashëguar, që ai t’a ndihmojë me ide biznesi.

Nana nuk pranon dhe kështu largohet. Vetëm pak çaste më vonë, Jamani gjen një biletë mes sendeve të saj dhe pandeh se ajo e ka marrë për vete, ndaj dhe mërzitet, por në të vërtetë e ka marrë për t’i bërë surprizë shoqes së saj.

AMANETI/Jamani keqkupton dhuratën e Nanës

Ajnuri përpiqet të ndjekë Nanën hap pas hapi, me shpresën se ajo do largohet një moment e më parë që aty. Së fundmi, Nanën e merr me patjetër Jamani për të biseduar në zyrën e tij, sado që ajo reziston të mos flasin vetëm për vetëm.

Halla i shikon, i dëgjon dhe kupton se Nana nuk ka asnjë faj në atë mes. Megjithatë, as Nana nuk e pranon ndihmën e Jamanit kur ai e fton në zyrë që të bisedojnë se si do e investojë ajo pasurinë e saj.

Vetëm pak çaste më vonë, në shtëpi do vijë një postë për Nanën dhe në mesin e atyre gjërave, Jamani vëren biletën e prerë. Ai bindet se Nana po largohet dhe për këtë i ftohet ndërkohë që Nana biletën e ka për t’i bërë surprizë shoqes.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen. Me një vendosmëri të madhe, ato arrijnë t’a bëjnë Mesutin të rrëfehet për krimin që vëllai tij Kirpi nuk e ka kryer. Pasi binden se edhe ai është viktimë e atij rasti, i premtojnë se do e ndihmojnë.

Për familjen time/Shengyli arrestohet për shkak të Omerit

Omeri mundëson arrestimin e Shengylit pas denoncimit që i bën në polici, për vjedhjen e parave. Megjithatë, ajo del brenda natës sepse për hir të xhaxhait, Omeri e tërheq padinë. Gjatë asaj kohe, Asija ka dalë nga shtëpia.

Ajo i është vënë nga pas Dorukut, të cilin e gjen në një park, ndaj nuk e lë të vetëm, edhe pse është ende e zemëruar me të. Ajo e dërgon tek Mazllumi, i cili e pranon në shtëpi me kënaqësi. Mëngjesin e të nesërmes, do ndodhë e papritura.

E papritura vjen nga Shengyli, e cila për të rifituar zemrën e Orhanit, blen një makinë shumë modeste me paratë që u kishte marrë fëmijëve. Tanimë, ato do shkojnë në shkollë me makinë, pa pasur nevojë të presin autobuzin.

Po atë ditë, në shkollë, Kadiri tenton të pajtohet me Melisën por nuk ia del. Për Melisën gjithashtu shqetësohet Doruku, i cili tenton t’a largojë nga Kaani por ky i fundit i kujton se e ka po aq motër sa edhe Doruku vetë.

 

Për familjen time/Shengyli bën sërish të papriturën

Asija mendon pa ndalim për Dorukun dhe se ku do e kalojë ai atë natë të ftohtë. Prandaj, lë mënjanë mërinë, e merr Dorukun nga parku dhe e strehon në shtëpinë e Mazllumit zemërgjerë. Ndërkohë, në familjen e saj ka rënë bomba.

Omeri ka denoncuar Shengylin për vjedhjen e parave dhe ajo arrestohet, por brenda natës lirohet sepse Omeri ndihet keq për mërzinë e xhaxhait të tij të pafajshëm dhe për hir të tij, e tërheq denoncimin.

Por Orhani vazhdon të jetë i zemëruar me Shengylin. Për të fituar faljen e tij dhe të fëmijëve, të nesërmen në mëngjes ajo blen një makinë modeste të fqinjit të tyre, vetëm që fëmijët e Orhani të mos lodhen duke shkuar në punë e shkollë.

Atë ditë, në shkollë, Kadiri do marrë një refuzim nga Melisa, e cila nuk pranon të pajtohen pa qenë e bindur se ai e do dhe vetëm pak çaste pas atij refuzimi, vëllezërit e saj do zihen për të, se kush e do atë më shumë.

 

PREMTIMI/Emiri dhe Rejhani marrin dhuratën e parë për fëmijën e tyre

Shehrija zemërohet me Hëzërin që plani tyre nuk funksionon por megjithatë nuk heqin dorë, ndërsa të nesërmen, dita fillon normalisht, me Narinin që vjen aty sapo zbardh. Psikologia gjithashtu vjen dhe tenton të afrohet me Masallin.

Pavarësisht përpjekjeve, as ajo nuk ia del. Në anën tjetër ndodhet personi vetëm që Kemali urren, Xhavidana. Ajo dëshiron që Emiri të mos e mësojë të vërtetën e sëmundjes së Rejhanit, që kjo e fundit të vetflijohet, ndaj dhe i flet në vesh.

Ajo gënjen duke thënë se gjendja e rënduar e Rejhanit është mëse normale dhe gjithashtu thotë se ajo vetë ashtu ka qenë gjatë shtatzënive të saj. Melikeja që e ka mendjen tek Rejhani, nxiton për tek ajo, duke e ditur se do e gjejë duke qarë.

Ashtu ndodh dhe Rejhani qan me dënesë si fëmijë, duke refuzuar t’i tregojë Emirit të vërtetën. Lotët e saj do shtohen ende më shumë, nga dhurata e parë që marrin për foshnjën e tyre, të cilën do e sjellë Zaferi, shoku i ngushtë i Emirit.

PREMTIMI/Xhavidana shpreson në vdekjen e Rejhanit

Xhavidana është e vendosur të zhdukë Rejhanin nga jetët e tyre, edhe pse në mënyrë të pamëshirshme. Duke qenë e bindur se Rejhani nuk do zgjedhë veten para fëmijës, Xhavidana tenton t’a mbajë Emirin larg dyshimeve për të.

Ajo e di se Emiri nuk do e zgjidhte fëmijën para Rejhanit ndaj që ai të mos mendojë se diçka nuk shkon me Rejhanin, sajon duke thënë se gjendja e saj është mëse normale për një grua shtatzënë. Por Melikeja që i dëgjon, përlotet.

Ajo nxiton për tek Rejhani që gjithashtu e gjen mes lotësh dhe sado që përpiqet t’a bindë që t’i tregojë Emirit të vërtetën e t’a ndajë me të dhembjen që ka, Rejhani refuzon në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë në anën tjetër, për shoqen e saj Narinin, Shehrija dhe Hëzëri vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme që të bëjnë përpjekje për t’a ribashkuar me Kemalin. Së paku, Masalli nuk lidhet aspak me psikologen duke pasur pranë Narinin.

VAJZA NË DRITARE/Nalani bëhet robëreshë e Hajriut

2 vite kalojnë nga vdekja e Gylxhihanës dhe gjatë atyre dy viteve, ndryshojnë shumë gjëra. Hajriu rimëkëmbet ekonomikisht, duke u bërë ortak i një restoranti por kundrejt Nalanit, ai bëhet shumë i ashpër, fanatik dhe kontrollues.

Nalani nuk qëndron dot as për darkimin e dy dasmave që u bënë dhe për pjesëmarrjen edhe në shtëpi, jep një shpjegim të gjerë para Hajriut, me të cilin e fotografojnë gazetarët teksa ajo futet në makinë dhe ato foto ia dërgojnë Sedatit.

Sedati ndërkohë, është bërë një njeri tërësisht tjetër, i dhënë pas punës, i drejtë dhe mëse i devotshëm në familje, por me mendjen e zemrën ende tek Nalani. Kjo e fundit, jeton në një torturë dhe Bilura e vëren por Nalani nuk ia pranon.

Ajo nuk lejohet as të punojë dhe as të dalë nga shtëpia, qoftë edhe për të bërë pazarin. Për çdo gjë, atë e shoqëron Hajriu ose e ndihmon Tyrkana, e cila falë Nalanit ka mësuar shkrim e lexim dhe tani konkuron me talentin e saj në kuzhinë.

Për familjen time/Nebahati fton Suzanën për të futur në kurth Akifin

Suzana pushohet nga puna për shkak të Nebahatit, e cila ia ka bërë atë kërkesë pronarës së dyqanit. Suzana e frustruar i troket në shtëpi për t’u ballafaquar dhe me atë rrugë mëson shpifjen që Akifi ka bërë ndaj saj, tek Nebahati.

Ajo i tregon të vërtetën dhe Nebahati bindet vetëm pasi Suzana i tregon detaje nga shtëpia që Akifi i bleu për të qenë ajo sërish dashnorja tij e më pas atë shtëpi e përdori gjoja si dhuratë për Nebahatin. Pas atyre fjalëve, Nebahati e fton të bashkëpunojnë.

Të dyja do krijojnë një kurth për Akifin, Nebahati do e divorcojë dhe paratë që do marrë nga divorci, do i ndajë me Suzanën. Në ato momente, Akifi po tenton të shembë shtëpinë e Orhanit, meqë e ka lejuar Dorukun të qëndrojë aty.

Doruku e ndalon eskazavatorin që ai po përdor por aq sa e përdori, ai nxori nga toka paratë që ka fshehur Shengyli. Omeri në atë momente kthehet nga lotaria dhe mëson se dikush e ka tërhequr shumën e parave që ai ka fituar. Kur dalin paratë, Omeri dhe të gjithë e kuptojnë se e ka bërë Shengyli.

Sekrete familjare/Xhejlina mëson kush ia ka vrarë babain

Ilgazi nuk flet aspak me Xhejlinën ndërkohë që ajo shfaq entuziasmin për shtëpinë e tyre të parë. Ai largohet sapo merr një telefonatë ku Ereni e informon se nuk e kanë zënë dot Çinarin. Me nxitim ai shkon pranë tyre menjëherë.

Xhejlina pandeh se ai ka shkuar në punë dhe të nesërmen në mëngjes, kur e thërret për t’a ndihmuar me sistemimin e shtëpisë, ai i thotë se mendon që po nxitohen me vendimin e bashkëjetesës. E xhindosur, ajo i shkon në punë.

Atje mëson se ai nuk ka shkelur fare aty, prej dy ditësh. Menjëherë më pas shikon Jektanë duke nxjerrë të pafajshëm Javuzin nga burgu. Ajo pandeh se Jektai ka bërë ndonjë hile për t’a liruar atë por Parsi ia vërteton pafajësinë e Javuzit.

Që aty, Xhejlinën e merr Jektai, i cili i premton se do i tregojë kush ia ka vrarë babain. Pasi i tregon se ai person është Çinari, ai e lë para një ndërtese ku Metini, Ilgazi, Ereni dhe Parsi kanë zënë Çinarin, për t’a bërë të dorëzohet vetë.

PREMTIMI/Xhavidana i kërkon falje Rejhanit

Shehrija dhe Hëzëri nuk humbasin fare kohë për të filluar lojërat e tyre, ndërmjet të cilave shpresojnë të afrojnë Narinin me Kemalin. Ndërkohë Narini, dëgjon Pelinin që i sugjeron Kemalit metoda se si t’a shkëpusin Masallin nga ajo.

Si të mos mjaftonte, Oja vazhdimisht e thumbon ose e lë fare mënjanë, si të parëndësishme. Sakaq, shoqja saj Rejhani lëndohet pa ndalim nga Xhavidana, ndonëse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë.

Xhavidana që ka mësuar për situatën shëndetësore të Rejhanit, hiqet si e mirë, i kërkon falje për çfarë ka kaluar dhe vazhdimisht i thotë se është e bindur që do jetë një nënë mëse perfekte. Për më tepër, Emiri i sjell surprizë Hasanin.

Emocionet e rënduara të asaj dite, do shkarkohen tek Rejhani sapo ajo të shtrihet për të fjetur. Atë e zë paniku dhe mendon se fëmija që ka brenda vetes i ka vdekur ndaj nxitojnë për në spital, ku dhe mësojnë se fëmija është shëndoshë e mirë.