AMANETI/ Jamani merr një dhuratën e lamtumirës nga Nana

Nana vendos të bëjë gadi valixhet e saj, për të vazhduar planin e bindjes ndaj Nedimit, vetëm që të shpëtojë Jamanin. Ajo, ashtu si Nedimi, nuk e di që Jamani është në dijeni të lojës së pisët që Nedimi po luan.

Si një dhuratë lamtumire, ajo i jep Jamanit një fotografi të saj, kur ka qenë veçse një fëmijë. Jamani nuk reagon aspak por vetëm thellohet në mendime, ndërkohë që në shtëpi u troket sërish Nedimi.

Ai vjen tanimë me një varëse të shtrenjtë për Nanën, të cilën ia vendos në qafë, qëllimisht që atë skenë t’a shikojë Jamani. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili merr leje nga shefi i policisë që të largohet me Akasjën për pak.

Aishe i dëgjon që ato po marrin leje si çift dhe kjo e lëndon ende më shumë. Personi që i afrohet Aishes është sërish Koraji por ashtu si herët e tjera, ajo sërish e refuzon atë.