Për familjen time/ Orhani merr një puthje nga Gonyli

Gjendja e Akifit shkon aq keq, saqë ai vendos të nxjerrë në shitje kolegjin e tij, vetëm që të ketë para për të shpëtuar Suzanën. Këtë mendim, ia përcjell fillimisht Ajlës, duke e lënë atë tërësisht pa fjalë.

Sakaq, në shtëpinë e fëmijëve që mbetën jetimë për shkak të Akifit, ka shkuar për vizitë Sebahati. Ajo bisedon me të moshuarën Sevgi dhe sipas Sebahatit, Sevgi nuk është aspak e sëmurë.

Paralelisht, vajza e shtëpisë, Asija, fillon punë tek Gonyli, e cila nga një gjest që i bën, i kujton nënën e ndjerë, gjë për të cilën Asija e falenderon. Pas largimit të Asijes e falenderon edhe Orhani, i cili merr një puthje të papritur si përgjigje.

Të nesërmen në mëngjes, dy persona do përjetojnë tmerr. Ato do jenë Nebahati me Ajlën, të cilave u shkojnë në kompani borxhlinjtë e Akifit, me armë në duar duke kërkuar paratë që i takojnë.