PREMTIMI/Jigiti ndodhet në duar të rrezikshme

Doktori lajmëron familjen e Kumrusë se për të nuk ka më shpresa dhe për këtë, Kumru i nevrikoset Narinit, sepse ajo e nxiti të mbushej me shpresë për të ardhmen. Sakaq, në anën tjetër ndodhet një tjetër i sëmurë, Reshiti.

Emiri lajmërohet se ai është plagosur dhe ka rënë në koma por mendja e Emirit është e zënë vetëm me Feridenë, të cilën edhe e telefonon për t’i kërkuar rikthimin, por ajo nuk pranon, gjë që Emirin e shtyn të mendojë se është pjesë e lojës të refuzojë.

Mirëpo, gjatë asaj kohe, djali tij Jigiti ndodhet në rrezik sepse dadoja që ka sjellë Songyli, është mëse e keqe dhe nuk i do aspak fëmijët. Ajo tenton t’i japë ilaç gjumi që të flejë gjithë natën por nuk ia del dot, sepse Melike ia merr nga duart.

Për fatin e Jigitit, Ferideja mëson menjëherë të nesërmen se kush është dadoja që e ka marrë atë përsipër. Pas atij shokimi, ajo përjeton edhe shokimin e planeve të Songylit për t’u martuar me Hikmetin për shkak të pasurisë së tij, gjë që ia përcjell një fqinje e besueshme.