PREMTIMI/Ferideja shokohet nga të fshehtat e Songylit

Emiri merr një telefonatë, nga ku mëson se Reshiti është plagosur rëndë në burg, aq sa ka përfunduar në koma. Por, sado që shokohet, mendja i rikthehet sërish tek Ferideja, të cilën e lidh menjëherë me Jigitin.

Ky i fundit, ndodhet në rrezik duke qenë në duart e dados së re që Songyli ka sjellë. Ajo i përgatit ilaç për t’a vënë në gjumë por për fat, Emiri e merr para se ajo të mundet t’ia japë. Me Jigitin në duar, ai telefonon Feridenë.

Përgjigjet e saj e bëjnë ende të ketë dyshime nëse është vërtetë aq e mirë apo po luan lojën. Ajo natë kalon me aq ndërsa të nesërmen, Ferideja mëson nga një fqinje e saj të gjithë planet e Songylit për martesën me Hikmetin.

Për më tepër, mëson se kush është në të vërtetë dadoja të cilës i është besuar Jigiti. Paralelisht, Për Kumrunë mësojnë se nuk ka më shpresa. Ajo nevrikoset me Narinin që e nxiti të besonte se do shpëtonte ndaj heq dorë nga mjekimet.